E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik të anëtarësimit në BE

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi pasditen e sotme ndërsa Shqipëria ka mbyllur kapitullin e katërt të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap drejt objektivit të integrimit europian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se Bashkimi Europian ka dhënë dritën jeshile për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20, që lidhet me ndërmarrjet dhe politikat industriale.

Sipas Kryeministrit, ky zhvillim forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim.

“Shqipëria mbyll kapitullin e katërt, nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik”, shkruan Rama.

“Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim”, thekson Rama.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›