E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Nis puna për ndërtimin e gjimnazit të ri në Manzë, kushte bashkëkohore për 324 nxënës dhe mësues

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Në Manzë, Durrës ka nisur puna për ndërtimin e gjimnazit të ri.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga nisja e punimeve për ndërtimin e gjimnazit.

“Nis puna për ndërtimin e gjimnazit të ri në Manzë, një investim i bashkisë së Durrësit, e cila do të ofrojë kushte bashkëkohore mësimdhënie për 324 nxënësit dhe stafin pedagogjik të kësaj shkolle”, shkruan Rama.

Gjatë ditës së sotme kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako inspektoi nisjen e punimeve për ndërtimin e këtij gjimnazi.

Pas përfundimit gjimnazi do të jetë i pajisur me sistem ngrohje, mjedise sportive, kabinete shkencore dhe informatike, si dhe bibliotekë të pasuruar. Kjo godinë e re do të ofrojë një mjedis mësimor më të mirë dhe më të përshtatshëm për të gjithë nxënësit. /j.p/

1 nga 10

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›