Rama: Nuk ka asnjë bllokim në procesin e negociatave

TIRANË, 11 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ka asnjë bllokim në procesin e negociatave me Bashkimin Europian.
Në një takim me fermerët në Krutje të Lushnjës, Rama hodhi poshtë të gjitha deklaratat e opozitës mbi bllokimin e procesit të negociatave.
“Nuk është bllokuar asnjë gjë. Nuk ka pasur asnjë bllokim sepse nuk ka çfarë të ketë. Ata që thonë këtë janë të ligj, janë përbuzës ndaj shqiptarëve. I konsiderojnë shqiptarët budallenj dhe nuk e dinë se shqiptarët janë shumë më para se politikanët dhe gazetarët”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se nuk u bllokua gjë, sepse janë negociata dhe ato janë bisedime.
/m.m/a.f/