E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Nuk ka turist që vjen me kushedi çfarë page nga Amerika që i bën makijazh trumpist fushatës së kënetës

TIRANË, 10 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se askush nuk mund të ndryshojë diferencën mes kësaj partie dhe kënetës.

Duke u ndalur tek fakti që sipas tij, pa u futur në BE, pa u bërë anëtare të BE-së, mbetet absolutisht shumë e rëndësishme se kush qeveris në Shqipëri, Rama theksoi se “nuk ka truk mediatik dhe propagandistik, apo turist që vjen me kush e di çfarë page nga Amerika për të bërë një makijazh trampist të fushatës së atyre forcave që e ndryshon këtë thelb”.

“Në momentin kur ne bëhemi anëtarë të BE-së, se kush qeveris në Shqipëri bëhet relativisht e rëndësishme për ata, por edhe për themelet e funksionimit të shtetit shqiptar”, tha Rama.

“Ky është thelbi i ndarjes si dita me natën ose nata me ditën mes nesh dhe kënetës, por ky është thelbi që ndan nëse Shqipëria dhe shqiptarët do ta shfrytëzojnë dritaren e hapur dhe do të bëhen anëtarë të BE-së, duke i mbyllur negociatat në 2027 dhe duke hyrë brenda kësaj dekade apo nëse do të mbetemi si ndonjë shtet tjetër këtu në rajon që e ka të ardhmen komplet të paqartë”, tha Rama.

“Ne nuk jemi Bosnjë Hercegovina, ne jemi Republika e Shqipërisë dhe ne i kemi të gjitha ato që na duhen për ta shfrytëzuar këtë dritare. Por, duhet që shqiptarët të na japin mandatin më të fortë që kemi pasur ndonjëherë qysh prej vitit 2013”, theksoi Kryeministri. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›