Rama: Nuk kthehemi në Kuvend

Edi Rama ka përsëritur nga Gjirokastra qëndrimin e prerë të Partisë Socialiste për të mos hyrë në atë që e ka quajtur Kuvendi i atyre që i mohuan vendit zgjedhjet e lira. Rama ka deklaruar se forca politike që ai drejton është fituese e zgjedhjeve të 28 qershorit, por rezultati real u është mohuar nga shteti në shërbim të pushtetit, ndërsa ka rikërkuar edhe njëherë hapje të të gjitha kutive të dyshuara të votimit. Ndërkohë që situatën aktuale e ka quajtur si një lojë të organizuar nga Fatos Nano, Sali Berisha e Ilir Meta në kurriz të shqiptarëve.
Me tej, kreu në detyrë i PS-së, ka vënë në qendër të akuzave të tij, Mediat, të cilat i ka akuzuar për qëndrim të njëanshëm ndaj pushtetit.
Ndërsa kandidati tjetër për kreun e Partisë Socialiste, Maqo Lakrori, i cili fjalën e tij e fokusoi te problemet brenda partisë.
Por siç po kthehet në traditë të takimeve të Partisë Socialiste, edhe në Gjirokastër, mediat janë nxjerrë jashtë ambienteve ku po zhvillohej takimi, duke mos lejuar pasqyrimin e plotë të debateve.