E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-BE, Topalli merr mbështetjen e Hungarisë

Në vizitën e saj të parë si kryetare e parlamentit gjatë legjislaturës së 18, Jozefina Topalli ka marrë mbështetjen e Hungarisë për liberalizimin e regjimit të vizave Shqipëri-BE. Gjatë konferences rajonale të Kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor për bashkëpunimin në NATO dhe integrimin në BE, homologu hungarez e ka siguruar kryeparlamentaren Topalli se vendi i tij do të lobojë në favor të Shqipërisë,
"Për liberalizimin e vizave, ju po trokisni në dyer të hapura. Ne do të lobojmë për ju", theksoi Katona, duke shtuar se marrëdhëniet e shkëlqyera mes Hungarisë dhe Shqipërisë do të ndikojë në muajt shumë të rëndësishëm të presidencës hungareze të BE-së pas një viti.
Hungaria, e cili pas një viti merr presidencën e rradhës së BE-së, është vendi i cili ratifikoi i pari protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, dhe ndër të parat që ratifikoi MSA-në.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›