Rama Nuk mund te leme qe lirite dhe te drejtat te burgosen
Edi Rama lider i opozites duke i bere thirrje qeverise te terhiqet nga perpjekja e manipulimit te rezultatit te 8 majit ka deklaruar se opozita nuk do te ndalet ne mbrojtjen te votes. Kreu i PS-se tha se humbjen e maxhorances ne Tirane e kane shprehur qarte dhe nderkombetaret.
Voten e sovrani do ta mbrojme deri ne fund. Nuk mund te leme qe lirite dhe te drejtat e Shqiptareve te burgosen. Paprekshmeria e votes eshte themeli i bashkejeteses demokratike dhe prekja e saj eshte alarm per cdo qytetar. Saliu ben sikur nuk degjon dhe sikur nuk e sheh se edhe vete misioni i ODIHR-it e ka pare fare qarte se pas 14 maji numerimi e nxori humbes u shpreh kryetari i PS. Rama theksoi se Berisha nuk mundet qe me dhune te ktheje humbjen ne Tirane ne fitore. Lideri socialist paralajmeroi se nese pushti i tij nuk e ndal maskaraden rezistenca e qytetareve do te shperndahet ne te gjithe Shqiperine. E gjitha kjo do te jete pasoja e grabitjes se votes. Rama tha se Berisha e ka provuar perballjen me popullin edhe me pare dhe se duhet te perhiqet nga perpjekja per manipulimin e rezultatit.
Asgje nuk do ti rezistoje rezistences se qytetareve. Kriza e votes eshte e qarte me autoret dhe pasojat e mundshme. Pa asnje lekundje do ta cojme deri ne fund kete perballje me njeriun qe po turperon Shqiperine duke vjedhur haptazi voten ne Tirane. Kush mendon se populli mund te terhiqet ashtu sic kujton Saliu do te detyrohet te mesoi se kush luan me durimin e popullit luan me nje fuqi qe kur del ne rruge nuk kthehet mbrapsht pa e marre te drejten e tij.