Refimi i nje prej protestuesve te perditshem ne Komisionin Qendror te gjedhjeve
Natasha ano Nje njeri qe la jetim tete femije nuk mund te jete kryebashkiak me vota te vjedhura
shte rreth te 60-tave dhe barra e viteve duket se nuk rrendojne aspak mbi te tek sa e sheh ne rrjeshtin e pare te protestuesve. shte cdo dite ne krye te tyre e zeri i saj thuajse osheti mes atyre burrave dhe grave qe prej kater ditesh mosdhunimin e votes se lire. Nje here e sheh tek perqafon efektivat e policise pak me vone e sheh tej kurajon djemve qe ka ne krahe ne permbysje te ketij regjimi qe sipas saj eshte diktatorial. Quhet Natasha ano nene e dy femijeve e me profesion ekonomiste. Megjithese ne zanatin e saj eshte e zonja prej 7 vitesh ajo eshte e pa pune. Per hire te bindjeve te saj politike eshte pushuar nga puna. Tashme ka bindjen e plote qe po ajo klase poltike qe e la ne mes te kater rrugeve po i vjedh te drejten me themelore te jetes se saj voten. Ndaj dhe gjendet perballe qindra uniformave blu asapk per te dhunuar ato por per te protestuar ne menyre qe Komisioni qendror i zgjedhjeve ti jape fund maskarades se vjedhjes publike se votave ne Bashkine e Tiarnes. Per gazeten Shekulli Natasha ano rrefen arsyen perse eshte ne krye te revoltes dhe bindjen e saj qe nuk largohet nga KQZ-ja deri sa ky insitucion te certifikoje fitoren e Edi Rames.
Znj. Natasha ju keni disa dite qe jeni thuajse ne krye te protestes prane KQZ-se a mund te me thoni perse nje grua ne moshe si ju ndihet e detyruar te vij ketu
Une mendoj se jo vetem une por te gjithe shqiptaret duhet te ndihen te detyryar te protestojne nisur nga kjo cfare po ndodh ne kete vend. Ne mes te dites dhe ne sy te gjithe opinionit publik pa piken e turpit krey i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani po vjedh votat e Tiranes. Po perpiqen te shallin fitues nje njeri qe i vodhi detin shqiptareve u vodhi parate nepermjet nje rruge qe keta e quajne rruga e kommbit e mbi te gjitha nje njeri qe eshte vrases. La 8 femije jetim e tashme duan te na e bejne me vota te vjedhura edhe kryetar te Bashkise Tiranes. Mjafton vetem keto arsye qe cdo kush ne tirane jo vetem une si banore e vjeter e ketij qyteti por dhe ai i ardhur se fundmi duhet te protestoje me ate cfare po ndodh ne kete vend. Ndaj une ndiehm e detyruar te vi ketu dhe do te vi cdo dite deri sa Ristani te certifikoje fitoren e Edi Rames.
Ne te gjithe grupin e njerezve qe eshte ketu ju keni rene ne sy jo vetem per shak te moshes suaj por edhe te thirrjeve te her pas hershme qe leshoni. Rrezoni kriminelet...
Mos eshte kjo thirrje per ushtrim dhune
Per mua nje njeri qe vret sic eshte Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk jane gje tjeter vecse kriminel. Jane ata qe vrane kater vete ne mes te bulevardit te Tiranes dhe ne nuk duhet ta harrojme kurre kete. Ajo qe une kam bere thirrje per te rrezuar kete sistem diktatorial qe po instalon cdo dite Berisha. Nepermjet veglave te tij si Ristani po manipulon votat qe i dha Tirana kryebashkiakut Edi Rama. Vertete kete here rezultati eshte i ngushte por ama te gjithe ne e pame se si Edi Rama fitoi. Ajo qe ne duhet te behjme dhe une i bej thirrje cdo shqiptari eshte qe te bashkohemi ketu per te rrezuar kete kklase poltike qe cdo dite e me shume po dhunon jo vetem opoziten por edhe te drejten me themelore ne njeriut sic eshte vota e lire. Sa per dhunen kurresesi une nuk kam bere dhirrje te dhunohen pononjesit e policise se dhe ata djem nenash jane dhe kane po te njejta halle si ne te tjetert qe jemi ne anen tjeter te gardhit. Ata jane urdheruar te bejne kete detyre megjithese disa prej nesh jane dhunuar. Nuk jane punonjesit e policise e keqja e ketij vendi por eshte Saliu dhe shpurra e tij qe duhet te largohen nga ky vend. Pikerisht kjo eshte thirrja qe une kam bere dhe do te bej cdo dite nga ky shesh deri sa Ristan hajduti te mos shpalle fitues nje kriminel si Lulzim Basha. Une sebashku me qindra njerez jemi ketu jo per te dhunuar efektivat e policise apo dhe insitucioneve por per ti deshmuar saliut dhe Ristanit se ne rast se nuk certifikon fituesin e vertete te zgjedhjeve te 8 majit atehere do te perballet me forcen tone qofte edhe timen dhe pse jam nje grua rreth te 60-tave.