E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: O Mami, sa e madhe ishte Delvina!

03-06-2013 / Gazeta 55

Ecejaket e Edvinit janë krejt të lexueshme. Ai u tmerrua në Orikum se sa i madh ishte deti, u skandalizua se sa e madhe dhe e çuditshme ishte Delvina, u prek se si në Sarandë kishte edhe banorë shqiptarë dhe u nevrikos se si kishin mbaruar socialistët e Novoselës, pasi kishin shkuar të gjithë tek Arben Malaj. Fati i shqiptarëve është se pinjolli i Bllokut vazhdon të ketë për shqiptarët të njëjtin opinion si paraardhësit e tij, atë të nënvleftësimit dhe të trajtimit të tyre si qytetarë të brezit të dytë, si zgjedhës të cilët mund të mashtrohen edhe nëse shkon e ia fut kot...

Edi Rama po çudit shqiptarët me ecejaket e tij si Liza në botën e çudirave nëpër Shqipëri. Në Vlorë flet për turizmin malor e në Berat për prodhimin e ullirit në bregdet. Historia e Kompleksit të Edipit po e kushtëzon së tepërmi fushatën elektorale të liderit të opozitës, i cili s’po e ndan dot se nga e ka origjinën e ëma, nga e ka i ati, nga e konsideron veten e aq më tepër, ku do të shkojë. Ky kompleks (i pazakontë për një 50-vjeçar, tha dje kryeministri Berisha) ka sjellë një tollovi të tmerrshme në premtimet elektorale, të cilat po shkurajojnë edhe entuziazmin e më militantit socialist, i cili do të duhet të ndeshet me interesat e tij ekonomike, përpara sesa t’i bëjë qejfin ekipit të tij politiko-futbollistik. Endja nëpër Shqipëri, me klithmat nihiliste, të cilat refuzojnë edhe ndërtimin e rrugëve, kryerjen e shumë investimeve - shtetërore e private – rritjen e bizneseve të huaja e para së gjithash atyre në energjetikë, po nxjerr zbuluar axhamiun që ka zgjedhur brezi i dytë i Bllokmenëve për të rimarrë në kontroll resurset e ekonomisë. Mbajtja sekret e nivelit të taksës progresive, shpallja armiq e biznesit të madh dhe kulakë e fermerëve, është një realitet që po lexohet përditë e po deshifron një nxënës të Papandreut, i cili nëse lejohet, do të bëjë me Shqipërinë, atë që ai bëri me Greqinë. Shndërrimi i ekonomisë tonë në një ekonomi të një shteti bananesh, ku ka vetëm konsumatorë e jo prodhues, është një realitet i tejkaluar, por që tani po ripropozohet nën petkun e një politike sociale, por që s’është gjë tjetër veçse një rimarrje e taktikës që Angjeli pat ndjekur në vitet 2000 për mbytjen e konkurrencës. Shyqyr Zotit se ecejaket e Edvinit janë krejt të lexueshme. Ai u tmerrua në Orikum se sa i madh ishte deti, u skandalizua se sa e madhe dhe e çuditshme ishte Delvina, u prek se si në Sarandë kishte edhe banorë shqiptarë dhe u nevrikos se si kishin mbaruar socialistët e Novoselës, pasi kishin shkuar të gjithë tek Arben Malaj. Fati i shqiptarëve është se pinjolli i Bllokut vazhdon të ketë për shqiptarët të njëjtin opinion si paraardhësit e tij, atë të nënvleftësimit dhe të trajtimit të tyre si qytetarë të brezit të dytë, si zgjedhës të cilët mund të mashtrohen edhe nëse shkon e ia fut kot...
Por s’jemi më në epokën e Shqipërisë fragmentare, Shqipërisë pa rrugë e të izoluar nga informacioni e nga zhvillimet tek vendet fqinje. Jemi në epokën e konkurrencës dhe shyqyr dallohet qartë një program qeverisës për mbrojtjen e investimit vendas e rritjen e ritmeve të rritjes ekonomike nga një aventurier që çuditet rrugëve të vendit dhe s’pushon së marri në telefon të ëmën, për t’i treguar se sa ka ndryshuar vendi, qysh kur u çlirua nga diktatura e taksave të Spiro Kolekës. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›