E Diel, 1 Nëntor 2026

Genc Pollo: “Kemi rritur rrogat dhe pensionet, do vijojmë rritjen”

03-06-2013 / Gazeta 55

Ministri Genc Pollo prezanton në Poliçan kandidatin e PD-së për deputet, z. Çaush Qato. Nga Poliçani ministri Pollo i përgjigjet kryesocialistit Rama: “Demokratët dhe demokratet e qarkut Berat janë shumicë, nuk janë pushtues”

Ministri i Inovacionit dhe TIK, njëkohësisht kryesuesi i listës së PD-së në qarkun e Beratit, Genc Pollo, ka prezantuar në bashkinë e Poliçanit kandidatin e Partisë Demokratike për qarkun e Beratit, Caush Qato, në një takim me mbështetës dhe simpatizantë të PD-së në këtë bashki. Gjatë fjalës së tij ministri Pollo ka thënë se ne vijmë sot këtu përpara jush me një bilanc pozitiv për vitet që kanë kaluar dhe me premtime konkrete, të mundshme dhe të realizueshme për 4-vjeçarin e ardhshëm qeverisës: “Ne sot jemi këtu për të bërë një bilanc, ne sot jemi këtu për dhënë llogari, por jemi këtu për të marrë një besim të merituar, që të jemi bashkë me ju edhe për 4 vjet, që të bëjmë edhe më shumë, të korrigjojmë ku ka për të korrigjuar, dhe të kemi një bilanc edhe më të mirë se 4 vite më parë”. Po ashtu, Pollo ka folur edhe për rritjen e rrogave dhe pensioneve, ku vendi ynë, në dallim nga të gjithë vendet e rajonit, kishte një rritje të plotë dhe të qëndrueshme. Pollo, gjithashtu, ka premtuar se kjo rritje do vijojë edhe në mandatin e ardhshëm: “Kujtoni që kemi folur për pagat e mësuesve, janë dyfishuar në vlerë të plotë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër të Evropës Lindore apo Perëndimore. Gjithashtu, janë rritur aq sa nuk ishte menduar as në 2005 as në 2009, rrogat e personelit shëndetësor, duke filluar nga sanitarja dhe infermierja e deri tek mjeku profesor. Këto janë arritje që u premtuan, këto janë arritje që u realizuan dhe kjo është qeveria e fjalës së mbajtur, kjo është qeveri që do të vazhdojë rritjen edhe 4 vitet e ardhshme”. Më tej Pollo ka hedhur edhe akuza ndaj kryesocialistit Edi Rama, i cili vetëm pak javë më parë në një takim të tijin elektoral në Berat, i quajti demokratët e këtij qarku pushtues: “Berati nuk i njeh demokratët për pushtues, siç i quajti Edi Rama në mitingun me 300 vetë, që mbajti para dhjetë ditësh. Demokratët dhe demokratet në Poliçan janë zemra e qytetit. Demokratët dhe demokratet në Berat, në Skrapar dhe në qytet janë, po ashtu, shumicë; janë shumicë elektorale, janë shumicë në frymë, janë shumicë në bindje, janë shumicë në opinion. Kam qenë shpesh në Poliçan, por shoh për herë të parë kaq shumë, kaq frymë me kaq shumë besim tek fitorja”.

 

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›