E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama PD nuk do zgjidhje

Partia Socialiste beri pergjegjese qeverine per ate qe kreu i selise roze Edi Rama e quajti refuzim dramatik i statusit kandidat per Bashkimin Europian. UPDATE

Sipas liderit te opozites dokumenti i Komisionit Europian pasqyron besnikerisht dhe me realitet te plote problemet me mosfunksionimin e parlamentit konsolidimin e fenomenit te pandeshkueshmerise rritjen e korrupsionit e forcimin e krimit te organizuar politizimin e administrates publike problemet me lirine e medias dhe pronen private te gjitha keto sipas kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama jane pergjegjesi e keqqeverisjes.

Europa u hap krahet shqiptareve duke i mirepritur si udhetare pa viza dhe i mbyll deren Shqiperise per shkak te qeverise dhe keqqeverisjes. Te gjitha keto jane probleme te qeverise dhe Berishes dhe nuk duhet te fshihen pas opozites u shpreh Rama.

Kryetari i Partise Socialiste duke u mbeshtetur tek kritikat ne dokument ndaj kuvendit te Shqiperise e cilesoi ate shembelltyren me te vertete te menyres se funksionimit te shumices aktuale.

Ky eshte nje parlament i dale nga votat e vjedhura dhe nuk e ka kulturen e votes. Ky eshte pushteti i arrogances dhe buron nga deformimi i votes se qytetareve tha Rama.

Lideri i opozites renditi edhe problemin e Gjykates Kushtetuese por edhe tentativen sic tha ai per te kapur rob bashkite dhe komunat e drejtuara nga opozita. Zoti Rama i beri thirrja shumices te pranoje oferten me te fundit te opozites per ti dhene fund krizes dhe te terhiqet ne keto tentative te saj.

Jemi ne pergatitje per te pershkallezuar nje proteste te panjohur me pare ne emer te autonomise vemndore dhe ne emer te atyre komuniteteve qe ne perfaqesojme u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›