E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE Volfart Partite politike te zbatojne kuoten 30 per qind te grave ne listat zgjedhore



Eneida Jacaj - Ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen Volfart u beri thirrje dje paleve politike
te zbatojne kuoten 30 te perfshirjes se grave ne listat zgjedhore. Ai kerkoi qe te merren sanksione me te rrepta per partite qe nuk e zbatojne kete kuote dhe jo 300 dollare gjobe sic eshte parashikuar ne Kodin Zgjedhor. Apeli i ambasadorit te OSBE-se u be dje me rastin e pervjetorit te 10-te te Rezolutes 1325 te Kombeve te Bashkuara per Grate Paqen dhe Sigurine. Konferenca u organizua nga Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe nga Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi. Konferenca e djeshme ishte pjese e nje projekti te financuar nga Ambasada e Holandes nga Agjencia Nderkombetare Suedeze per Zhvillim dhe zbatuar nga Prezenca e OSBE-se me titull Rritja e rolit te grave ne qeverisje. Keshtu me shume se 120 gra aktive ne politike nga Shqiperia Sllovenia Maqedonia u takuan dje ne Tirane per te inkurajuar grate shqiptare qe te behen aktive ne jeten politike sidomos kur perpara jane edhe zgjedhjet vendore.
Volfart
Ambasadori i OSBE-se deklaroi se keto dy dite do te mbahet konferenca kombetare e cila do te sjelle gra nga rajoni i Europes Juglindore per te diskutuar ne kuadrin kombetar dhe rajonal ceshtjet e barazise gjinore ne jeten dhe sigurine publike e politike. Volfart kujtoi se ne vitin 2005 OSBE-ja miratoi zyrtarisht Planin e Veprimit per Nxitjen e Barazise Gjinore i cili promovon te drejtat interesat dhe ceshtjet e grave ne fusha ku pabarazia dhe diskriminimi mbizoterojne me shume. Roli i Ekzekutivit Legjislativit dhe shoqerise civile ne integrimin gjinor ne politika dhe ne zbatimin e legjislacionit te barazise gjinore eshte qartazi shume i rendesishem. Edhe partite politike kane rolin e tyre ne krijimin dhe ruajtjen e nje mjedisi te favorshem ne te cilin mund te garantohet nje perfaqesim politik me i drejte i grave ne institucionet perfaqesuese. Perfaqesimi i barabarte i grave dhe burrave ne politike perben nje parameter kyc te cdo demokracie moderne - theksoi ambasadori i OSBE-se.
Perfaqesimi
Ambasadori Volfart u shpreh se zgjedhjet vendore te 8 majit te vitit 2011 do te vene ne prove klasen politike shqiptare per ceshtjen e barazise gjinore. Perqindja e keshilltareve te zgjedhura ne keshillat bashkiake dhe komunale duhet te rritet nga baza e ulet aktuale prej 10. Duhet te na ndihmoje fakti qe tashme kemi nje Kod Zgjedhor qe parashikon qe nje nder tre kandidate ne listat e zgjedhesve te paraqitura nga partite politike te jete grua. Fakti qe Kodi aktual lejon gjobitjen e partive politike ne nje vlere te pakonsiderueshme prej 300 dollaresh per shkelje te kesaj natyre eshte sinqerisht i papranueshem jashte kohe dhe i papershtatshem per nje vend qe pretendon se eshte serioz rreth barazise gjinore ne vitin 2010 - u shpreh Volfart. Sipas tij nese nuk do te kete nje decertifikim te te gjitha listave te zgjedhjeve ne rast shkeljesh sic ishte ne vitin 2009 tregon se nese nuk behen tani disa ndryshime reduktimi i deficitit gjinor thjesht nuk ka per te ndodhur. Ne mbyllje ambasadori kujtoi nje shprehje te thene nga nje ish-burre i madh shteti. Imagjinata iniciativa dhe indinjata juaj do te percaktojne nese po ndertojme nje shoqeri ku progresi eshte sherbetor i nevojave tona apo nje shoqeri ku vlerat e vjetra dhe vizionet e reja varrosen nen nje rritje te shfrenuar.

box
Stereotipat gjinore

Ne te njejten linje ka qene edhe ish-ambasadori i OSBE-se Robert Bosh ne konferencen kombetare Perballja me stereotipat gjinore te zhvilluar ne muajin qershor per perfaqesimin e grave ne jeten politike. Ai eshte shprehur se vitet e fundit jane perforcuar dukshem ligjet dhe politikat qe promovojne barazine gjinore miratimi i ligjit per barazine gjinore strategjia kombetare per barazine gjinore dhe dhunen ne familje ligji mbi barazine gjinore ne shoqeri dhe perfshirja e nje kuote gjinore prej 30 ne Kodin Zgjedhor pavaresisht se ka perseri vend per permiresime te metejshme.
Bosh ka theksuar se te gjithe hapat per perfaqesimin e grave jane ndermarre nga qeverite e njepasnjeshme ne mbeshtetje te progresit te grave dhe eshte bere nje pune e madhe per te siguruar qe kuadri ligjor te perputhet me normat dhe standardet nderkombetare. Sipas tij me perparesi te larte vazhdon te jete sigurimi i mundesive te barabarta per pjesemarrjen e grave ne jeten politike dhe publike sigurimi i kuadrove ligjore dhe i politikave jodiskriminuese parandalimi i dhunes kunder grave inkurajimi i pjesemarrjes se grave ne parandalimin e konflikteve menaxhimin e krizave dhe rimekembjen pas konflikteve nxitja e mundesive te barabarta per grate ne fushen ekonomike dhe ndertimi i mekanizmave kombetare per zhvillimin e grave. Bosh ka vene ne dukje se edhe pse numri i deputeteve femra ne Parlament u rrit ndjeshem me zgjedhjet e fundit stereotipat gjinore mbeten ende te forta dhe te qendrueshme ne arenen e sotme politike ashtu si dhe ne fusha te tjera te jetes publike.

Vizat komisionerja Malmstrom javen tjeter ne Tirane per te dhene udhezime

Problemet qe mund te sjelle liberalizimi i vizave do te bejne qe javen qe vjen te vije ne Tirane vete komisionerja Sesilia Malmstrom. Lajmin e ka konfirmuar ne nje interviste per Top Channel zedhenesja e KE-se Mishel Sirkoun. Brukseli eshte i shqetesuar per problemet qe mund te sjelle heqja e vizave dhe komisionerja Malmstrom do tua percjelle vete qytetareve shqiptare friken per perseritjen e problemeve te vitit te shkuar me Maqedonine dhe Serbine. Zedhenesja e KE-se e pyetur nese Komisioni ka ndonje shifer per qytetaret qe do te levizin ne zonen Shengen theksoi se nuk i druhen ketij fakti. Ne nuk kemi frike. Liberalizimi i vizave eshte nje lajm i mire per qytetaret e Shqiperise e po keshtu dhe per reston e Bashkimit Europian. Ajo qe ne presim eshte qe kjo liri dhe pergjegjesite qe i bashkengjiten kesaj lirie do te kuptohen dhe do te menaxhohen ne menyre te duhur e korrekte nga qytetaret shqiptare - u shpreh Sirkoun duke shtuar Ne kemi te gjitha arsyet te besojme se do te ndodhe keshtu. Natyrisht eshte e qarte se ajo qe ndodhi gjate vales se pare te liberalizimit te vizave me Malin e Zi Serbine e ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise. Ne shenuam nje numer ne rritje te kerkesave per azil kerkesa te pabaza keto por qe ia dolem mbane ti menaxhojme flukset se bashku me autoritetet e ketyre vendeve. Zedhenesja e KE-se u shpreh se Malmstrom do te bisedoje me njerezit dhe do te festoje me ta. Eshte dhe nje mundesi e mire per Komisionin dhe komisionerja Malmstrom pret me padurim per te vendosur kontakte me njerezit e thjeshte. Ajo udheton shpesh e deshiron te kete kontakte jo vetem me qeveritare e politikane cfare eshte normale. Ajo beson se mesazhi mbi vlerat europiane duhet te kaloje jo vetem permes nivelit me te larte apo kanaleve qeverises por dhe duke takuar ne terren njerez te zakonshem te cilet do te perfitojne nga kjo liri europiane - u shpreh Sirkoun. Ajo theksoi se liberalizimi i vizave do te kete efekt per ne te gjitha vendet e BE-se me perjashtim te Britanise e Irlandes.

10 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›