Rama PS program te qarte per ne zgjedhje

Kryetari i PS, Edi Rama ka mbledhur pasditen e së mërkurës tryezën për diskutimin e programit politik, i cili sipas tij do të jetë më i qartë se kurrë kur të afrojnë zgjedhjet.
“Kur PS të hyjë në zgjedhje, qytetarët duhet të kenë një program të qartë. Rruga e programit tonë ka nisur me ambicie dhe do jetë një proces i gjatë e i detajuar”, ka deklaruar Rama.
Kreu i PS ka theksuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve mendojnë sot se vendi po shkon në drejtimin e gabuar, gjë që sipas tij bën të domosdoshme një politikë të re.
“Kemi vullnetin dhe dëshirën e madhe Kemi vullnetin dhe dëshirën e madhe për t'i dhënë një zgjidhje shqiptarëve. Sot më shumë se kurrë duhet një politikë e re për Shqipërinë dhe shqiptarët
Edi Rama
Kryetar i Partisë Socialiste për t'i dhënë një zgjidhje shqiptarëve. Sot më shumë se kurrë duhet një politikë e re për Shqipërinë dhe shqiptarët”, ka nënvizuar Rama.
Një pikë e rëndësishme e programit të socialistëve, sipas kreut të saj, do të jetë autonomia vendore, e cila ka qenë dhe mbetet prioritet i kësaj partie.
Lideri i opozitës ka komentuar edhe të dhënat e procesit të censusit të publikuara së fundmi, duke vlerësuar se ato janë tejet dekurajuese për shqiptarët.
“Të dhënat e censusit tregojnë se sa shqiptarë kanë lënë vendin nga mungesa e punës. Në programin tonë kemi bërë një premtim ambicioz për 300 mijë vende pune”, ka bërë të ditur Rama.
Një tjetër problem i prekur nga Rama ka qenë korrupsioni në shëndetësi, fenomen që sipas tij është kthyer në një plagë të vërtetë për këtë sektor kaq të rëndësishëm.
“Shërbimi shëndetësor në vend sot është i zhytur në korrupsion. Ne do të punojmë për një sistem shëndetësor të të gjithë qytetarëve”, ka theksuar Rama.
Cështje të tjera të prekura nga kreu i PS ka qenë e drejta e pronës, e cila sipas tij “duhet të vihet në vend pasi pushteti aktual nuk po ua jep pronarëve të ligjshëm”, si dhe ajo e lirisë së mediave.
“Mediat sot janë ose të rreshtuara me pushtetin si altoparlante të shfrenuara e të shthurura, ose janë izoluar në disa ishuj të vegjël, duke cënuar edhe atë pak pavarësi të mbetur”, ka shtuar Rama.