Rama Pa hetimin e materialeve zgjedhore ska zgjedhje te mundshme
Tirane 17 nentor NOA Update - Pa hetuar kutite e materialeve zgjedhore dhe duke perjashtuar tashme fletet e votimit ska reforme zgjedhore dhe ska as zgjedhje te mundshme ne Shqiperi.
Keshtu ka deklaruar shefi i selise roze ne nje konference per shtyp te mbajtur sot ku i ka bere thirrje kryeministrit Sali Berisha te pranoje oferten e re te opozites per zgjidhjen e krizes politike me hetimin e materialeve zgjedhore.
Oferta jone e re eshte e vetmja shprese per te dale nga kriza politike duke bere transparencen e zgjedhjeve te shkuara e shpetuar zgjedhjet e ardhshme theksoi Rama.
Sali Berisha ka deshtuar ne fshehjen e se vertetes mbi krizen politike. Ai duhet ti jape pergjigje ofertes se re te opozites te cilen ia kam lene une vete ne tavoline jave me pare dhe duhet te zgjidhe krizen politike qe vazhdon te deshmoje se Komisioni Europian ka plotesisht te drejte kur thote ne opinionin e vet se qeveria nuk eshte e gatshme ta zgjidhe tha kryesocialisti Rama.
Shefi i opozites nenvizoi rishtas se berisha ka deshtuar ne qeverisjen e vendit me vota te vjedhura dhe mbi kuti te mbyllura andaj sipas Rames ai duhet te mos e pengoje me tutje transparencen por te pranoje ngritjen e komisionit hetimor dhe ti hape rruge hetimit te kutive te materialeve zgjedhore per ti hapur dorazi rruge edhe reformes zgjedhore.
Beteja jone per shpetimin e zgjedhjeve clirimin e tyre nga korrupsioni e presioni i pushtetit te korruptuar te Saliut eshte e vetmja shprese per ta vene qeverine ne varesi te popullit duke e cliruar popullin nga varesia prej qeverise theksoi sakaq Rama.
Kreu i partise Socialiste argumentoi me tej se Sali Berisha ka deshtuar sepse mes standardeve evropiane dhe klanit te tij te korruptuar ne pushtet zgjodhi te perfaqesoje kete klan duke keqqeverisur me votat e vjedhura qe mban peng ne kutite e mbyllura dhe duke shpallur opoziten armike te vendit e te integrimit.
Kryesocialisti rama akuzoi kryeministrin berisha se po kerkon te fshehe deshtimin e tij me nje beteje qesharake por shume te demshme per Shqiperine duke iu kundervene opinionit te Bashkimit Europian te cilat duke refuzuar kerkesen e qeverise per statusin e kandidatit nuk refuzuan shqiptaret por vete Sali Berishen dhe keqqeverisjen e tij.
Rama beri thirrje qe kryeministri Sali Berisha duhet te largohet duke shtuar se e vetmja shprese per nje qeverisje transparente dhe nje model te ri zhvillimi eshte Partia Socialiste dhe opozita e bashkuar.
Sot Partia Socialiste eshte e vetmja shprese dhe largimi i qeverise e vetmja rruge per te rifutur Shqiperine ne binaret e integrimit deklaroi kryetari i PS-se Edi Rama.
mit/NOA