Rama: Pakti me Greqine, zone e minuar, MPJ: S'ka marreveshje Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama dhe Ministri i Jashtem Edmond Panariti kane komentuar dje ceshtjen e nenshkrimit te paktit detare me Greqine. Kreu i PS-se ka kerkuar nga Qeveria nenshkrimin e marreveshjes se re, duke e cilesuar ate aktuale si nje zone te minuar per marredheniet me Greqine. Ndersa ministri i Jashtem, Edmond Panarit ka theksuar se marreveshja e meparshme nuk ekziston, pasi eshte hedhur poshte nga Gjykata Kushtetuese.
Kreu i PS
Ne nje deklarate te dhene dje per mediat, Rama ka theksuar se rishikimi i kesaj marreveshjes me Greqine do t'i jepte fund debateve dhe potencialeve per konflikt. "Marreveshja aktuale dhe harta bashkengjitur saj eshte nje zone e minuar per marredheniet mes dy vendeve. Rishikimi i hartes dhe vendosja e vijes se kufirit aty ku i jepet fund kesaj gjendjeje te pezullt me potencial konflikti eshte nje domosdoshmeri historike. Qeveria Shqiptare duhet te marre persiper pergjegjesine per qorrsokakun qe ka vizatuar ne harte dhe duhet te ulet menjehere, pa humbur asnje dite me fqinjet per te gjetur rrugen e arsyes", u shpreh dje kreu i selise roze. Ai ka theksuar se Qeveria Shqiptare duhet te marre persiper rinegocimin e marreveshjes. "Qeveria shqiptare nuk duhet t'i beje bisht ne asnje menyre detyrimit per te bere cdo gje qe ka ne dore ne funksion te zgjidhjes se ketij problemi, ashtu sic e imponon vendimi i Gjykates Kushtetuese, sensi historik dhe ai i se drejtes, por edhe apeli i se ardhmes. Nje te ardhmeje, qe e perseris, ne asnje menyre dhe per asnje arsye nuk mund te cenohet", tha kreu i PS-se. Rama ka folur edhe per ndertimin e gazesjesllesit TAP, duke theksuar se ky projekt nuk duhet te cenohet nga mbajtja pezull e nje marreveshje. "Projekti TAP, me se pari, nuk mund dhe nuk duhet te kercenohet nga konflikti qe ka hapur marreveshja e firmosur qorrazi prej Qeverise Shqiptare. Por, po ashtu nuk mund dhe nuk duhet te cenohet as vete perspektiva e zhvillimit te qendrueshem ekonomik te te dyja vendeve tona, qe sot me shume se kurre, kane nevoje te shohin pertej rrugeve te vjetra te zhvillimit", shtoi kryesocialisti Rama.
Ministria e Jashtme
Ministri Edmond Panariti ka hedhur poshte cdo mundesi per kerkim nafte nga ana e shtetit grek, ne zonen ku do te vendoset kufiri detar mes dy vendeve. Ne konferencen e dhene dje per mediat, gjate vizites se ministrit Kosovar Enver Hoxhaj, Panariti u shpreh se nuk mund te kete aktivitet ekonomik ne detin Jon. "Nuk mund te kete absolutisht asnje fillim aktiviteti ekonomik, ne nje zone per te cilen nuk eshte arritur edhe nuk ka asnje lloj marreveshje te ekskluzivitetit ekonomik", tha ai. Nga ana tjeter, ministri ka theksuar se marreveshja e nenshkruar dy vite me pare eshte rrezuar nga Gjykata Kushtetuese. "Ju e dini qe vendimi i Gjykates Kushtetuese te Shqiperise e anulon marreveshjen e meparshme dhe ne kete moment qe flasim, midis Greqise dhe Shqiperise nuk ekziston asnje marreveshje per demilitimin e ujerave apo ndarjen e zonave te karakterit ekonomik", tha Panariti. Ministri ka komentuar dhe deklaratat e homologut grek Dimitris Avramopulos per rritje te nacionalizimit ne Shqiperi. Sipas tij, ministri ka pasur parasysh dhe vet Greqine, kur ka folur per kete gje.
PDIU: Greqia te jap shpjegime per kerkimin e naftes
Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet ka kerkuar dje reagimin e institucioneve shteterore ne lidhje me lajmet per kerkim nafte nga shtetit grek ne ujerat e detit Jon.
Ne nje deklarate per mediat, PDIU i referohet njoftimeve nga media greke per nisjen e kerkimeve nga kompanite greke per nafte. "Shqiperia duhet t'i kerkoje zyrtarisht Greqise informacion mbi zonat ku kerkohet nafte dhe nese ato perputhen me ndarjen sipas marreveshjes se hedhur poshte, atehere duhet reagim i vendosur", thuhet ne deklaraten e PDIU. Po ashtu, PDIU i referohet dhe qendrimeve te Ministri te Jashtem, Dimitris Avramopulos, i cili ka deklaruar se ne Shqiperi eshte rritur fryma shoviniste. "Ai duhet te kuptoje se ne Shqiperi nuk ka forcim te shovinizmit, por ka forcim te patriotizmit, te ndjenjes kombetare, te ndjenjes se mbrojtjes se dinjitetit kombetar, te interesave kombetare", thuhet ne reagimin e PDIU.