E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Para se të merrnim vendimin për tu bashkuar me LSI-në, bëmë një sondazh me socialistët

ediKreu i PS-së, Edi Rama, ka thënë në një intervistë për AS, se para se të merrej vendimi për tu bashkuar me LSI-në, është bërë një sondazh me elektoratin e PS-së, të cilët kanë miratuar bashkimin.

“Vendimin për të realizuar këtë marrëveshje për tu bashkuar me LSI-në ju siguroj që unë e kam konsultuar jo vetëm me disa dhjetëra njerëz, po kemi bërë një sondazh enkas për këtë, kemi realizuar një sërë grupesh enkas për këtë, që do të thotë që kemi thithur mendimin e socialistëve, progresistëve, në mënyrë të detajuar në të gjithë Shqipërinë“, tha Rama.

Rama u shpreh se do të jetë në krye të qeverisë pas 23 qershorit për të aplikuar një tjetër sistem qeverisje, i cili garanton qeverisje të mirë dhe konsolidon demokracinë në vend.

“Do të udhëheqë një proces qeverisës që do të ndërtohet mbi baza krejt të tjera dhe do të jetë një sistem qeverisjeje që do të diktojë një sjellje tjetër, që nga unë i pari, sepse dhe unë që po flas jam një individ që mund të sillem ndryshe në sistemet e ndryshme. Ajo që ne kemi detyrë është të ndryshojmë sistemin e bashkëjetesës mes partive politike, sistemin e marrëdhënieve mes të zgjedhurve dhe zgjedhësve, sistemin e komunikimit dhe të ndërveprimit mes qeverisë dhe popullit“, tha ai./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›