Rama: Parashikimet e Berishës për ekonominë, bumerang. Ne mund ta kthejmë timonin e anijes
Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me raportin e ri të FMN-së, që thotë se rritja ekonomike në Shqipëri, për këtë vit do të jetë vetëm 0.5%, ndryshe nga parashikimet optimiste të qeverisë. Sipas Ramës, parashikimet e Berishës për ekonominë janë një bumerang i vërtetë, ndërkohë që miopia e qeverisë po thellon krizën ekonomike.
“Vëtekorrigjimi” i FMN-së për rritjen ekonomike këtë vit provon qartësinë e parashikimit të bërë nga PS. Miopia qeveritare do thellojë krizën.
Parashikimi euforik i kryeministrit për rritjen është një bumerang i vërtetë për ekonomine këtë vit! Makthi elektoral i tij po rrënon themelet e ekonomisë.
Vetëm programi ynë i ri ekonomik dhe një qeveri e re socialiste, mund ta kthejnë timonin e anijes! Saliu është tashmë si kapiteni i kroçeres së mbytur…, shprehet Rama në reagimin e tij për raportin e FMN-së.