Rama Parlamenti do te zhbllokohet nese pranohet kerkesa per transparencen
Eneida Jacaj
Partia Socialiste eshte e gatshme te zhbllokoje Parlamentin nga bojkoti i ligjeve vetem permes hapjes se procesit te transparences se zgjedhjeve. Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ne bashkebisedimin e perjavshem me gazetaret perseriti dje vendosmerine e opozites per transparencen e zgjedhjeve duke theksuar se pas kesaj vjen normaliteti i punes ne Kuvend. Ai nenvizoi se opozita do ti vijoje protestat pas 15 tetorit te cilat do te konsistojne ne largimin e qeverise pasi sipas tij vendit i duhet nje model i ri qeverises. Lideri i opozites sqaroi edhe arsyet pse deputetet socialiste e nuk votuan draftin e per Gjykaten Administrative. Rama u shpreh se maxhoranca nuk pranoi te votoje rezoluten e PS-se per transparencen e zgjedhjeve dhe keshtu qendrimi i socialisteve ishte i parashikuar. Por pervec kesaj ishte edhe qendrimi i kushtezuar i PS-se me institucionin e Parlamentit. Persa i perket ligjit per heqjen e imunitetit te deputetit Rama ka shprehur qendrimin e tij kunder draftit duke e cilesuar nje alibi te maxhorances.
Transparenca
Rama i ka bere te qarte maxhorances se nuk do te zmbrapset nga kerkesa e saj per transparencen e zgjedhjeve e cila do te konkretizohet edhe ne vijimin e protestave. Kerkesa per transparence dhe hetimi i zgjedhjeve eshte shembull i vullnetit per te zbatuar ligjin dhe i angazhimit te paleve qe ligjet qe aprovojne ti zbatojne. Ajo cka ndodhi ne zgjedhje nuk ndodhi se nuk kishte ligje por se nuk u zbatuan ligjet. Kemi gjithe predispoziten por duke nenvizuar domosdoshmerine qe te gjendet vullneti i perbashket qe ligjet te zbatohen - tha Rama. Ai theksoi se transparenca eshte nje domosdoshmeri sic eshte nje domosdoshmeri cdo liri dhe e drejte dhe per cdo liri dhe per cdo te drejte asnjehere koha nuk kalon. Perkundrazi theksoi Rama sa me shume koha kalon me liri dhe te drejta te cunguara aq me shume eshte koha per te luftuar per keto liri dhe te drejta. I gjendur perballe kokefortesise se maxhorances per te bere transparencen Rama largimin e qeverise tashme e sheh si mundesine e vetme per te shpetuar nga menyra se si qeveris kryeministri Sali Berisha. Largimi i qeverise eshte alternativa e mireqeverisjes. Kjo nuk ka me as nje pike dyshimi dhe besoj eshte e qarte per gjithmone e me shume shqiptare sot se cka po u ndodh ne jeten e tyre te perditshme ne ekonomine e tyre familjare eshte e lidhur drejtperdrejte me vjedhjen e votes dhe mbylljen e saj ne kuti. Nderkohe qe per ne eshte perdite e me e qarte se Shqiperise i duhet nje kapitull i ri me nje qeveri te re dhe nje model te ri qeverises gje per te cilen ne do te bejme gjithcka eshte e mundur dhe do te perpiqemi me te gjitha forcat - theksoi Rama.
Gjykata Administrative
Persa i perket votimit te draftit per Gjykaten Administrative Rama sqaroi se Partia Socialiste ishte ne nje situate ku nuk mund te jepte voten. Nje dite para votimit te draftit ne fjale PS-ja i beri thirrje maxhorances se Parlamenti do te vijonte punen e tij normale nese do te votohej rezoluta e PS-se per transparencen. Thirrjen e opozites maxhoranca e injoroi duke e cuar PS-ne te bojkotoje Parlamentin ne kohen kur ishte votimi i draftit. Ju siguroj se ne jemi gjithashtu shume te keqardhur per faktin se e patem te pamundur te japim pelqimin tone ne kushtet kur dihet publikisht qendrimi yne qe eshte teresisht parimor ne lidhje me Parlamentin dhe nga ana tjeter ............per fjale per nje draft i cili nga vete partneret eshte kontestuar ne 1/3 e tij e per me teper ne nje Shqiperi ku pavaresisht asaj qe ligjesohet ajo qe jetesohet ngjan krejt e ndryshme - u shpreh Rama. Lideri i opozites ka shprehur edhe rezervat e tij ndaj draftit i cili eshte shume problematik. Ne nuk jemi aspak te predispozuar qe ti japim Sali Berishes nje tjeter gjykate me te cilen ai te beje cfare te doje. Pa pike dyshimi jemi te gatshem qe te japim te gjithe kontributin tone per ti cuar te gjitha gjerat perpara per te zhbllokuar Parlamentin permes hapjes se procesit te transparences dhe duke kontribuar ne permiresimin e ketij drafti kaq problematik ne nje draft te pranuar nga te tere - tha Rama.
Ligji per imunitetin
Nje dite pasi presidenti Bamir Topi u shpreh per kufizimin e imunitetit te deputeteve Rama beri te ditur qendrimin e tij. Kjo eshte nje alibi. Ja ku jam une skam imunitet. Jane afro 40 kallezime dhe padi te bera ne prokurori dhe gjykate per te gjitha akuzat qe me jane bere. Permes ketyre padive dhe kallezimeve i kam sfiduar te gjithe akuzuesit te shkojne dhe ti provojne akuzat e tyre ne prokurori ose ne gjykate. Deri sot nuk ka asgje te tille dhe me lejoni te shtoj se ketu nuk behet fjale per akuza te ndersjella. Ketu behet fjale nga njera ane per prova dhe fakte qe tregojne perfshirjen e plote te Keshillit te Ministrave ne nje veprimtari te mirefillte korruptive dhe nga ana tjeter balte shpifjesh e fyerjesh qe vazhdon intensivisht pikerisht per tiu thene shqiptareve qe ketu te gjithe jane njesoj - u shpreh Rama.
Ambasadori i OSBE-se takon Ramen Te nisin sa me pare pergatitjet per zgjedhjet vendore
Kreu socialist Edi Rama zhvilloi dje nje takim me ambasadorin e OSBE-se Eugen Volfart. Gjate bashkebisedimit mes tyre zyra prane OSBE-se informon se ambasadori Volfart i ka percjelle liderit te opozites mesazhin e OSBE-se per fillimin sa me pare te pergatitjeve administrative te nevojshme per zgjedhjet vendore te 2011-shit ne perputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Eshte thelbesore qe pergatitjet administrative te nevojshme per zgjedhjet vendore te 2011-s te fillojne sa me shpejt. Ato duhet te jene ne perputhje me rekomandimet me te fundit te OSBE/ODIHR-it - ka deklaruar Volfart. Me tej ambasadori Volfart shtoi se Prezenca e OSBE-se mbetet e gatshme per te dhene ekspertizen teknike te nevojshme ne rrethana te tilla. Ambasadori Volfart e siguroi kreun e PS-se se Prezenca e OSBE-se do te vazhdoje te ndjeke synimin e saj gjitheperfshires ne perkrahje te demokratizimit shtetit te se drejtes dhe te drejtave te njeriut si dhe te fuqizimit te institucioneve demokratike ne perputhje me parimet standardet dhe angazhimet e OSBE-se.
9 Tetor 2010