Meta konfirmon Kam biseduar me Nanon por per liberalizimin e vizave
Eljona Ballhysa
Kreu i LSI-se njekohesisht zevendeskryeminister Ilir Meta ka pohuar dje per mediat se ka zhvilluar nje bisede me ish-liderin socialist Fatos Nano. Zevendeskryeministri sqaroi per mediat se biseda mes tij dhe Nanos eshte fokusuar vetem ne vendimin e marre nga Parlamenti Europian per heqjen e regjimit te vizave per shqiptaret.
Pak kohe me pare ishte kryeministri Berisha ai qe zhvilloi ne Vjene nje takim me ish-kryetarin e PS-se. Kryeministri Berisha tha per mediat ne ate kohe se nuk mund te mos e informonte liderin historik te se majtes shqiptare per proceset integruese te Shqiperise per te cilat ka edhe ai kontributin e tij ne historine 20-vjecare te pluralizmit politik. Ndersa nje dite me pare Meta dhe Nano kane shkembyer urimet reciproke per vendimin e PE-se per vizat.
Biseda
Shtypi eshte i lire te jape komentet e tij dhe te nxise kreativitetin e tij sepse jemi ne nje vend demokratik. Natyrisht qe une kam pasur nje komunikim me z. Nano dhe nuk kishte se si te ndodhte ndryshe ne nje dite te rendesishme sikurse ishte ajo e votimit te djeshem nga Parlamenti Europian per heqjen e vizave per Shqiperine - eshte shprehur Meta. I pyetur nese ai eshte duke negociuar me Nanon per te ndikuar te PS-ja per miratimin e ligjit per Gjykaten Administrative ligj qe kerkon domosdoshmerisht dhe voten e opozites Meta tha se biseda ka qene konfidenciale dhe miqesore. Biseda ka qene shume shoqerore shume konfidenciale dhe ka filluar pikerisht me urimin reciprok per heqjen e vizave nga Parlamenti Europian. Natyrisht qe te gjithe jemi te bindur se ketu nuk perfundon rruga e Shqiperise dhe e shqiptareve per tu bere qytetare te barabarte europiane me te gjithe qytetaret e tjere te Europes se Bashkuar - eshte shprehur Meta.
Imuniteti
Nderkaq kreu i LSI-se ka mbeshtetur deklaraten e nje dite me pare te Presidentit te Republikes per kufizimin e imunitetit te deputeteve dhe gjyqtareve. Maxhoranca e ka bere te qarte se eshte e hapur per ti hequr imunitetin cdo perfaqesuesi te saj te cilit i duhet te bashkepunoje me organet e Prokurorise. Jo vetem kaq por ka kerkuar dhe konsensusin e opozites per te hequr imunitetin e cdo zyrtari te larte dhe politikaneve. Ne shpresojme qe opozita te jape konsensusin e saj per kete qellim - eshte shprehur Meta.
I pyetur per akuzat e PS-se drejtuar ministres Bregu Meta beri thirrje qe ti jepet fund ketij sulmi politik dhe te gjitha akuzat te kthehen ne padi ne prokurori. Sipas tij eshte Drejtesia ajo qe vendos per akuzat. Sulmet ndaj koleges Bregu mendoj se jane ne menyren me ekstreme te politizuara dhe mendoj qe sulme te tilla pa asnje lloj etike thjesht jane bazuar ne lidhje biografike si ne kohen e komunizmit. Keto sulme jane te papranueshme. Mendoj se znj. Bregu ka bere nje pune shume te rendesishme si ministre e Integrimit Europian ne lidhje me koordinimin e nje procesi madhor sikurse ka qene ai i pergjigjeve te Pyetesorit te Komisionit Europian. Nje proces i perfunduar me shume sukses ku ministria e drejtuar nga znj. Bregu ka pasur nje rol kyc. Une i ftoj te gjithe politikanet te heqin dore nga histori te tilla duke u marre me biografite e politikaneve thjesht dhe vetem per arsye politike. Cilido qe ka nje problem per nje politikan e con ate ne prokurori dhe pastaj prokuroria mbeshtetet per te vepruar ne respekt te ligjit. Duhet ti japim fund kesaj histerie me kuneter me kunata me baxhanake dhe me vellezer - eshte shprehur Meta.
9 Tetor 2010