E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Pas Vitit të Ri do të kthehemi fuqishëm

Opozita ka rinisur protestat e saj nga qyteti bregdetar i Durrësit. Socialistët veç kërkesës për hapjen e kutive të votimit kërkojnë tani largimin e kryeministrit Berisha dhe zgjedhje të parakohshme.
Në fjalën e tij kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka theksuar se fatura mujore e familjes shqiptare do të fillojë të rritet nga janari duke e bërë të papërballueshëm jetesën. Sipas tij papunësia dhe varfëria do të rritet nga janari me rritjen e çmimit të energjisë.
"Ne jemi sot këtu për një betejë që vazhdon dhe pa të cilën nuk ka zhvillim theksoi Rama duke shtuar se Berisha ka humbur të drejtën të qeverisë Shqipërinë duke shkelur të drejtën e popullit për të parë votën. Më tej kreu i opozitës Rama ka theksuar se opozita do të kërkojë në çdo cep të Shqipërisë largimin e Berishës duke theksuar se pas Vitit të Ri opozita do të kthehet fuqishëm me protesta.
"Hap kutitë ose largohu Sali Berisha! Është kryefjala e popullit opozitar sepse po prek përditë lirinë dhe të drejtat kushtetuese të shqiptarëve" theksoi Rama.
Sipas tij e keqja e mbyllur në kutitë e 28 qershorti del vetëm nga protesta e shqiptarëve duke shtuar se opozita do të përballet me të keqen që ky shtet është kapur me pushtetin dhe do të përballet me Berishën në mbrojtje të sipërmarrësve të vegjël.
"Ne i themi Berishës se ai nuk do të mund ta thyejë opozitën duke e goditur me baltën e shpifjeve sepse ajo është e vendosur ëm shumë se kurrë të përballet me të" theksoi Rama

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›