Dibër bllokohen nga dëbora disa fshatra

Disa fshatra rezultojnë të bllokuar në Qarkun e Dibrës, si pasojë e reshjeve të dëborës të rëna ditët e fundit. Problemet kryesisht po hasen kryesisht në rrethin e Bulqizës dhe Peshkopisë. Në këto dy rrethe, rezultojnë të bllokuar disa fshatra, ndërsa vështirësi në lëvizje hasen në rrugën rurale. Fshatra në bllokuar ka në komunat, Lurë, Selishtë, Kalaja e Dodës dhe Zerqan. Tre fshatra rezultojnë të bllokuar edhe në Martanesh. Në disa zona, trashësia e dëborës arrin në 30 centimetra, ndërsa përjashtim bën fshati Tërnovë, ku dëbora ka arritur në 70 centimetra. Aktualisht, ky është fshati më problematik.
Ndërkaq, ndryshe nga rrugët rurale, rrugët nacionale, janë të gjitha të kalueshme. Aksi nacional Peshkopi- Qafë Buall është i kalueshëm, ndërsa nuk raportohet për bllokime apo probleme në lëvizje. Megjithëatë, policia rekomandon, kujdes në lëvizje.
Shtabi i emergjencave në këtë qark, bën të ditur se ka marrë të gjitha masat për mirëmenaxhimin e situatës.
Ndërkaq, probleme po hasen edhe në qarkun e Kuksit. Në këtë qark rezulton e bllokuar Komuna Arrën, ndërsa probleme ka edhe në Komuna të tjera, si Zapod e Grykë Çaj.
Problemet e para janë shfaqur edhe në malësinë e Milotit. Probleme po hasen edhe në në disa fshatra në Brë Najës.