E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Përmbytjet, tragjedia e tretë e qeverisë

Në një konferencë për shtyp Rama tha se përmbytjet ishin tragjedia e tretë në vend brenda 20 muajve, së bashku me tragjedinë e Gërdecit dhe atë të Kalimashit. Ai shtoi se Berisha nuk tha asgjë të re por ngriti sajesa në vend të fakteve. Sipas Ramës, të gjithë e dinë se përmbytjet erdhen nga keqmenaxhimi i kaskadës së Drinit.“Sali Berisha shkatërron dhe populli paguan. Ne kërkojmë drejtësi për Shkodrën.Theksoj se ajo që ndodhi me Shkodrën për shkak të dorës së paaftë dhe për shkak të këtij sistemi të korruptuar, është një arsye më shumë që opozita të thërrasë popullin në protesta”, përfundoi Rama fjalën e tij.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›