Topi takim me Lohan e Montobbio

Ambasadori i Komisionit Europian, Helmut Lohan, dhe ambadadori i Spanjës, vend që mban presidencën e radhës së BE, Manuel Montobbio pritet të zhvillojnë sot një takim me Presidentin e Republikës, Bamir Topi. Takimi mes ambasadorëve dhe kreut të shtetit pritet të mbahet në Presidencë.
Takimi i Lohan e Montobbio-s me Presidentin vjen pas takimeve që dy ambasadorët kanë pasur me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama disa ditë më parë.