E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Pista e biçikletave i shtohet më 1 Qershor kryeqytetit

TIRANË, 24 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga pista e biçikletave e realizuar nga Bashkia e Tiranës pranë zonës së stadiumit kombëtar.

Fëmijët e çdo grupmoshe në Tiranë do të kenë mundësi që të mësojnë biçikletën dhe rregullat e qarkullimit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama thekson se pista e re që do hapet më 1 qershor, i shtohet edhe 84 këndeve të lojërave në Tiranë, çerdheve dhe shkollave të reja.

“Pista e biçikletave, më 1 Qershor i shtohet kryeqytetit pas Kopshtit Zoologjik, 84 kënde lojërash, 101 kopshte/çerdhe dhe 41 shkollave të reja”, shkruan Rama.

Kjo pistë synon edukimin dhe nxitjen e fëmijëve që të mësojnë rregullat e trafikut rrugor.

Në këtë hapësirë ata do të kenë mundësi të mësojnë biçikletën, rregullat e qarkullimit, të eksplorojnë dhe të argëtohen.

Përveç marrjes së mësimeve bazë për çiklizmin, akademia do të kthehet gjithashtu në një hapësirë zbavitëse dhe rekreative për grupmosha të ndryshme.

1 nga 10

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›