E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Pjesëmarrja në protesta me fytyrë të mbuluar do të jetë shkelje e ligjit! Kush nuk ushtron dhunë, nuk ka pse të përballet me gaz

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se pjesëmarrja në protesta me fytyrë të mbuluar do të konsiderohet shkelje e ligjit, si pjesë e masave të reja që qeveria synon të ndërmarrë ndaj protestuesve të dhunshëm. Rama tha se qytetarët që protestojnë paqësisht nuk kanë arsye të mbulojnë fytyrën dhe as të përballen me gaz lotsjellës.

“Pjesëmarrja në tubim i mbuluar do të jetë në vetvete konflikt me ligjin. Kush nuk do që protesta të marrë përgjigje me gaz, s’ka nevojë të mbulohet. Mjafton të mos gjuajë me gurë, të mos bëjë dhunë, të mos thyejë e vandalizojë dhe s’ka nevojë për gaz lotsjellës”, tha Rama

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›