E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Po diskutojmë mbështetje për dërgimin e zarfit të votuesve nga jashtë vendit

TIRANË 3 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me komunitetin shqiptar në Selanik, deklaroi se, qeveria po diskuton për ta mbështetur dërgimin mbrapsht të zarfit të votave, në mënyrë që të mos ketë kosto postare për ata që votojnë për herë të parë nga jashtë vendit.

“Votimi në zgjedhjet e ardhshme do të përfshijë të gjithë shqiptarët dhe për të gjithë ata që banojnë jashtë dhe duan të votojnë nga aty ku banojnë do të bëhet me postë”, tha Rama.

“Fleta e votimit do të vijë me zarf dhe ne tani jemi duke diskutuar për ta mbështetur edhe dërgimin mbrapsht, në mënyrë që të mos ketë kosto për ata që do të jenë për herë të parë në histori zgjedhësit e parë nga jashtë vendit”, theksoi kreu i qeverisë.

“Pastaj në zgjedhjet e tjera mund edhe të mos bëhet kjo mbështetje”, u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›