E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Po pengohet procesi i numërimit të votave

Kreu socialist Edi Rama në një konferencë për shtyp u shpreh se po bëhet presion mbi komisionerët dhe po pengohet procesi i numërimit të votave. "Ne jemi të informuar për vënien në lëvizje për bllokime të qëndrave të numërimit sepse porcesi i numërimit po hyn në një fazë kur do fillohet të shfaqen rezultatet" theksoi Rama. Ai shtoi gjithashtu se PS ndjek me shumë vëmendje të gjithë procesin duke shtuar se kjo forcë politike ka bërë hapa përpara por sipas tij është momenti për të ngritur zërin që kjo natë mos të sjellë anomali. "Këto zgjedhje duhet të jenë për një Shqipëri që kërkon të hedh një hap tjetër dhe verdikti i popullit sovran të lexohet në mënyrë korrekte" theksoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›