E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Politika, jo pronë e një grushti njerëzish

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, merr pjesë në konventën e demokratëve në Amerikë

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, që po merr pjesë në Kuvendin e Partisë Demokrate në Denver, theksoi dje se një aktivitet i tillë politik konkretizon premtimin demokratik ndaj zgjedhësve dhe se ngjarje të tilla u kujtojnë të gjithëve se politika është një forum i gjerë për gjithë popullatën dhe jo privilegj i pakicës.

Ky është kuvendi i parë që ju ndiqni i një partie politike këtu në Shtetet e Bashkuara. Si po e përjetoni zhvillimin e Kuvendit?

Është një shfaqje e jashtëzakonshme e pasionit politik, është një shprehje e cilësisë më të lartë e faktit që politika është pasion për të ndryshuar, është vullnet për të bashkëpunuar me të gjithë ata me të cilët ndan së bashku, vlera dhe ambicie për veten, për komunitetin, për vendin dhe për kombin tënd. Është arti i vetëqeverisjes dhe i qeverisjes i komunitetit dhe një populli. Kjo shfaqje e këtij pasioni, është vërtetë një ngjarje e jashtëzakonshme dhe është një dritë në horizontin e çdokujt, që dëshiron t’i japë vetes mundësinë për të marrë pjesë në një hapësirë si politika në demokracinë. Në një hapësirë që nuk është një eksluzivitet apo një monopol i zanatçinjve të politikës, i politikanëve të zanatit, por është një hapësirë për çdo qytetar, për të reja, të rinj, të moshuar, gra, burra, të bardhë, të zinj, pa dallim, të cilët kanë pasionin për të mos e pranuar status- quonë, kanë pasionin për t’i dhënë jetë një energjie të re, për një hap të ri përpara. Kjo është historia e Amerikës, kjo është historia e një politike e cila është politika e njerëzve, me njerëzit dhe për njerëzit, e cila arrin t’i çojë njerëz të ardhur nga hiçi, siç janë kandidati për president dhe kandidati për zv/president në SHBA sot në krahun demokrat, deri në Shtëpinë e Bardhë dhe siç kanë qenë plot të tjerë dhe siç do të jenë plot të tjerë. Në një vend ku asgjë nuk është e pamundur për askënd, mjafton pasioni dhe mjafton vullneti për të bashkuar zemra, për të bashkuar mendje, për të bashkuar energji në shërbim të komunitetit dhe të vendit tënd.Megjithatë ju e shihni këtë dhe duket fare e natyrshme, duket thuajse organike për një sistem politik, por në këtë vend ama, që është një demokraci me rrënjë të thella, një demokraci e stabilizuar.

Por për një vend si Shqipëria, që hedh akoma hapa jo të qëndrueshme, çfarë mund të sillet nga kjo përvojë që ju mendoni se ka ardhur koha të vendoset atje dhe të zbatohet në Shqipëri?

Politika e mirë, politika e njerëzve, politika me njerëzit dhe për njerëzit nuk është një çështje e traditës, por është një çështje e pasionit politik, e vullnetit të mirë, e energjive pozitive. Këtë pasion, këtë vullnet, këto energji ne duhet t’i zbulojmë tek njëri-tjetri dhe duhet t’i bashkojmë për t’i dhënë jetë në Shqipëri një ndryshimi të madh, një ndryshimi të ri, i cili nuk është thjesht, ndryshimi i një qeverie me një qeveri tjetër, i një ngjyre në një ngjyrë tjetër në pushtet, por është ndryshimi themelor, rrënjësor, i pakthyeshëm, i procesit politik, që duhet të jetë procesi i grave dhe burrave, pavarësisht moshës, pavarësisht prejardhjes, pavarësisht diferencave dhe kategorive, në një përpjekje të përbashkët për t’i dhënë Shqipërisë atë që Shqipëria kërkon prej shumë dhe shumë kohësh dhe që për fat të keq u është privuar nga një politikë e keqe, nga një politikë e vjetër, nga një politikë zanatçinjsh, që e kanë kapur peng procesin politik dhe që duke e kapur peng këtë proces i kanë privuar gjithë të tjerët nga pjesëmarrja. Kjo që shohim ne këtu sot, është shfaqja e pjesëmarrjes, e pjesëmarrjes së madhe qytetare, e pjesëmarrjes së madhe të gjithë atyre njerëzve që duan të japin një kontribut për vendin e tyre, që nga vullnetarët më të thjeshtë, deri te kandidati për president i SHBA, është një shfaqje e cila duhet t’i tregojë të gjithëve, se politika nuk është dhe nuk mund të jetë pronë e një grushti njerëzish. Se kur ajo është pronë e një grushti njerëzish si në Shqipëri, atëherë dhe vendi mbetet peng, edhe ëndrrat vriten dhe rivriten, shpresat varrosen dhe rivarrosen. Për këtë arsye, edhe mesazhi i politikës së re, që vjen edhe nga kandidati i këtushëm për president i SHBA, Obama, një mesazh që ka ardhur në vijimësi pavarësisht nga kampet ku ka qenë gjithmonë krahu në opozitë, që i ka dhënë një shtysë të re ndryshimit. shtë mesazhi kuptimplotë për faktin se gjithmonë që një popull kërkon të shkojë përpara, ka nevojë për një politikë të re dhe në Shqipëri është koha e një politike të re, e një politike të njerëzve, me njerëzit dhe për njerëzit.

Megjithatë, pjekuria politike është ajo që kërkohet dhe duhet respektuar procesi politik, ajo që thatë ju që nuk duhet të jetë kurrë monopol politika…

Duhet ndryshuar, transformuar rrënjësisht politika në Shqipëri. Se të respektosh këtë proces politik, do të thotë të respektosh akuzën e pabazë, do të thotë të respektosh mungesën e etikës. Ndërkohë, që politika është shfaqja më e bukur e pasionit njerëzor për të ndryshuar jetën e përbashkët dhe në këtë sens, kjo konventë, këto konventa, siç unë jam i bindur që po këtë pasion politik, por këtë forcë për të afirmuar një vizion, një objektiv, një ambicie të përbashkët, do të jetë edhe konventa tjetër e një jave më vonë, ne ta kthejmë në një shprehje të domosdoshmërisë. Është domosdoshmëri që t’i kapërcejmë kufijtë. Edhe këtu flitet për kapërcim kufijsh, përtej atyre hendeqeve që partitë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›