Rama Politika te vihet ne sherbim te qytetareve

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se politika shqiptare ka nevojë të ndryshojë rrënjësisht për të realizuar aspiratat europiane të popullit shqiptar.
Rama tha se ndryshimi duhet të vendosë politikën në funksion të integrimit europian, duke e parë këtë si vizion dhe një mision për të gjithë klasën politike.
Më tej kreu i PS-së, shtoi se 100-vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar po e gjen atë larg të qënit një shtet në shërbim të qytetarëve. Kryesocialisti vlerësoi rolin e opozitës, veprimtaria e së cilës sipas tij, pengoi shndërrimin e Shqipërisë në një vend diktatorial. Opozita, thotë Rama, u përball me vjedhjen e votës dhe me krimin e 21 Janarit.
Rama kritikoi qeverinë dhe kryeministrin Berisha duke thënë se projekti qeverisës i tij nuk ka asnjë të ardhme europiane për vendin. Ai denoncoi sistemin e drejtësisë, ku sipas tij, gjykatësit po vrasin drejtësinë, njësoj sic Garda po vret qytetarët.