Rama: Prej Kolegjit presim drejtësinë e munguar

“Presim nga Kolegji Zgjedhor për drejtësinë ende të munguar, e cila prej javësh lëngon mes kapitullimit përballë presionit të pushtetit dhe përballë detyrimit kushtetues të popullit sovran. Presim që Kolegji Zgjedhor të mos shkelë ligjin e të mbyllë veshët e sytë përballë kanibalizmit elektoral që u bë nga KQZ dhe të mos ngrejë dorën për të vrarë dhe njëherë të drejtën kushtetuese të këtij populli”, bëri thirrje kryetari i opozitës shqiptare.
Rama deklaroi se opozita shqiptare pret që nesër “pesë gjykatësit të mos tremben nga Saliu, por të ushtrojnë detyrën e të japin drejtësi".
Kryetari i socialistëve u shpreh i gatshëm të përballet edhe një herë me votën e qytetarëve të Tiranës, në mënyrë që kriza e zgjedhjeve të mos përsëritet sërish. Sipas Ramës, një vendim i drejtë i Kolegjit Zgjedhor do të nënshkruante mbi të gjitha një faqe të re në historinë e drejtësisë shqiptare. /Start/
2011-07-05 13:28