E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS padi e re ne Kolegj

Partia Socialiste mesditën e 2 korrikut ka depozituar një tjetër ankimim në Kolegjin Zgjedhor që duket për arsye taktike nuk është bërë publik.

Top Channel nga burime pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë ka mundur të sigurojë një kopje të kësaj kërkes padie, ku si palë e paditur është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Si objekt ankimimi është anulimi vendimit Nr 1160 datë 28-06-2011 i KQZ-se “Për mospranimin e për shqyrtimin e kërkesës ankimore Nr 164 të subjektit Partia Socialiste e Shqipërisë” detyriminin e KQZ-se, të marrë në shqyrtim kërkesën dhe të marrë vendimin bazuar në 4 nene të Kodit Zgjedhor.

Në kërkesën ankimore, e cila mban firmën e sekretarit për cështje juridike në PS, Fatmir Xhafaj thuhet se, arsyetimi i KQZ-se dhe vendimet Nr 1094 të datës 16-06-2011 e numër 1158 datë 23-06-2011, janë treguesi evident i pabazueshmërisë në ligj të vendimit të marrë për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore Nr 164 paraqitur nga PS.
Juristët e PS –se argumentojnë se kërkesa animore Nr 164 është në afat dhe është paraqitur përpara organit kompetent KQZ.

Ndërsa arsyetimi KQZ-s është tërësisht i pabazuar në ligj dher akoma më shumë përmban shprehje dhe qëndrime që nuk kanë të bëjnë me fazën e shqyrtimit parashikuar nga neni 130 i Kodit Zgjedhor.

PS thotë se KQZ është kompetente për shqyrtimin e kësaj kërkese nisur nga kërkimi i paraqitur duke u plotësuar kushtet e kërkuar nga nenet 124,130 dhe 160 të Kodit Zgjedhor.

Për sa më sipër PS në ankimimin i kërkon Kolegjit anulimin e vendimit të KQZ Nr 1160 dhe detyrimin e KQZ të shqyrtojë kërkesën ankimore të PS.

Burime nga Gjykata e Apelit pohojnë se në shortin e hedhur për këtë kërkesë ankimore relatore do të jetë gjykatesja Sashenka Jonuzi dhe antarë gjygjtarët Astrit Kalaja, Dhurata Haveri, Meriban Mullai dhe Marie Qirjazi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›