E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Presidenti i ri? Topalli smund të konsiderohet kandidaturë, Nano mbi palët

Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e konsideron vitin 2011 si një vit të mbrapsht. Gjatë intervistës në emisionin Top Story, lideri i opozitës është shprehur se të njëjtin mendim ndan edhe Departamenti i Shtetit Amerikan.

Në takimin që patëm në Department nuk patëm asnjë diferencë qëndrimesh dhe nëse mund të them diçka për takimin që u zhvillua pa praninë e mediave, është fakti që viti 2011 nuk duhet të përsëritet më, si një vit që ishte traumatik duke filluar nga tragjedia e 21 janarit dhe duke vazhduar me zgjedhjet shumë të kontenstuara dhe njëkohësisht edhe shumë të diskutuara në 8 maj. Nuk folëm për detaje konkrete, por shprehëm vullnetin që gjërat të rikthehen në rrugën e duhur, një rrugë ku nuk kanë qenë që prej antarësimit në NATO, tha Rama.

I pyetur për zgjedhjen e presidenti të ri, ai ka theksuar se procesi do të jetë nivel vendimtar për të vlerësuar pjekurin politike të Shqipërisë.

Rama ka shtuar se pretendimi i PD-së se presidentin mund ta zgjedhë nga radhët e saj se Kushtetuta ia mundëson një gjë të tillë në raundin e katërt dhe të pestës, tregon frymën sunduese të kësaj qeverie.

Këtë model kushtetute e kanë edhe vendet e tjera por që nuk e vuajnë problemin e zgjedhjes së një presidenti partiak. Presidenti është një çështje shumë më e madhe se sa oborri i Partisë Demokratike. Është çështje kyçe për integrimin e vendit. Është çështje madhore se si do të shkojë çështje me drejtësinë, shërbimin demokratik dhe shërbimin sekret u shpreh ai.

Lidhur me emrat për këtë post, Rama thekson se Topalli nuk mund të jetë kurrsesi një kandidate ndërsa Nanon e konsideroi një kandidaturë mbi palët.

Procesi nxjerr emrin jo emri procesin. Topalli as që nuk mund të konsiderohet si emër, e jo më pjesë e procesit. Është emër që përjashton çdo lloj konsensusi nga ana jonë. Nano nuk është kandidat i PS, ka kohë që është shkëputur nga PS. Ka bërë zgjedhen e tij për tu pozicionuar mbi palët, tha kreu i PS-së.

Rama nuk ka pranuar të komentojë për vizitën e Lulzim Bashës në SHBA. Do të komentojë nëse do të ishte një vizitë e kryeministrit Sa i përket të tjerëve janë të gjithë të lirë të shkojnë ku i ftojnë apo ku janë të paftuar. Kjo është një çështje që nuk ka dëshirë dhe arsye të spekuloj, tha kreu i opozitës./F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›