E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanino- Rama: U shkelen afatet e reformës zgjedhore

Tiranë- Menjëherë pas kthimit nga SHBA, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin, Stefano Sannino, i cili pas këtij takimi i ka dhënë fund vizitës zyrtare në Tiranë.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Partia Socialiste, Rama ka deklaruar se ndjehet i shqetësuar për vonesat dhe shkeljen e afateve për reformën zgjedhore. Gjithashtu sipas kreut sisocialist problematikë vazhdon të mbetet korrupsioni, çrrënjosja e kulturës së pandëshkueshmërisë, mosfunksionimin e gjyqësorit, problemet me median dhe respektimin e të drejtat e njeriut.

Ndërsa zyrtari europian ka përshëndetur konsensusin për ligjet me 3/5 dhe është shprehur se plotësimi i 12 pikave  duhet të bëhet brenda afateve të përcaktuara dhe ka kërkuar që BE- ja ta monitorojë këtë process.

Në këtë takim, Sannino shoqërohej nga Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri,  Ettore Sequi dhe Shefi i Zyrës për Shqipërinë në Komisionin Europian, Vassilis Maragos.
Kliti Topalli/ IDEA

No related posts.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›