E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Programi i PS jete zhvillimit rural

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në tryezën e thirrur sot nga opozita për zhvillimin rural, bujqësinë, peshkimin, pyjet deklaroi se sfida kryesore është transformimi i sektorit bujqësor, nga një sektor prodhimi për mbijetesë, në një sektor të qëndrueshëm, modern dhe konkurrues.

"Ferma shqiptare sot është e bazuar në modelin familjar, kushtëzohet në një sipërfaqe shumë e vogël dhe është nën kërcënimin e konflikteve të pronësisë", tha Rama.

Rama e ka cilësuar si të mjerueshme gjendjen e bujqësisë shqiptare duke theksuar se 60 për qind e prodhimit nuk e mbërrin dot tregun shqiptar. Rama theksoi se programi i PS-së do t`i japë jetë një zhvillimi rural.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›