E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto takon Wollfarth

Zevendeskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth.

Haxhinasto ka vlerësuar rolin e OSBE-së gjatë 15 viteve të pranisë në vendin tonë, në konsolidimin demokratik të vendit, reformat institucionale, sidomos ato që kanë të bëjnë me integrimin europian të Shqipërisë.

Sa i përket çështjes së reformës zgjedhore, ministri i Jashtëm ka shprehur nevojën për përshpejtimin e saj, si një reformë shumë e rëndësishme për marrjen e statusit të vendit kandidat nga ana e Shqipërisë. Me tej biseda është përqendruar mbi situatën në rajon, sidomos pas incidenteve në Maqedoni.

Nga të dyja palët u kërkua që këto probleme të trajtoheshin me maturi dhe tolerancë, në të mirë të bashkëjetesës dhe harmonisë ndëretnike në Maqedoni dhe të stabilitetit të rajonit të Ballkanit në tërësi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›