Rama Projekti yne per te rinjte

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, theksoi nevojën për një reformë të plotë në sistemin arsimor, duke nisur nga shkollat fillore e deri në universitete, ndërsa parashtroi projektin e tij për të rinjtë, në tryezën për politikat rinore.
“Rinia shqiptare sot është e çoroditur dhe e papërfaqësuar”, vlerësoi kreu i partisë më të madhe në opozitë. “Kushtet normale për rininë në fakultetet publike mungojnë tërësisht”.
Sipas Ramës, që cilësoi zgjedhjet në universitete si një “farsë” që synon të mbajë në drejtim vetëm një nomenklaturë që ka sjellë degradimin e edukimit shqiptar, “reforma Berisha për financimin e universiteteve favorizon privatët, në kurriz të shkollës publike”.
“Plaga më e thellë e shoqërisë shqiptare është arsimi dhe kjo vjen për shkak të mungesës së një vizioni tërësisht të munguar të qeverisë për të rinjtë. Shqipëria është vendi me përqendrimin më të madh të juristëve për kilometër katror, por shumë shpejt do të na mungojnë hidraulikët, elektriçistët, marangozët dhe zanatçinjtë e tjerë. Ky vend nuk duhet t’i japë iluzicionin të gjithëve për t’u bërë me diplomë, por duhet t’i sigurojë çdo njeriu mundësinë të përballojë jetën, duke bërë zanatin që i përshtatet më shumë”, theksoi Rama gjatë ligjëratës së tij.
Sipas Ramës, politika ka sjellë edhe degradimin e statusit të mësuesve. “Mësuesit nuk kanë nevojë vetëm për rritjen e pagave, por mbi të gjitha për respektimin e statusit të tyre. Mësuesit sot janë kthyer në rrogëtarë të demotivuar dhe kanë humbur prestigjin e një profesioni ku kanë të drejta absolute. Pikërisht këtë duhet të rikthejmë”.
Në fjalën e tij, kryesocialisti sulmoi ashpër edhe mungesën e një plani për zhvillimin rural. “Flasim shumë për universitetet dhe zhvillimin e arsimit në qytete. Është e qartë që qëndrat urbane, kanë problemet e tyre komplekse, por nuk duhet të harrojmë asnjëherë që rini ka edhe në fshat dhe ajo është më e harruara nga të gjitha. Kjo vjen pikërisht për shkak të një mungese totale të një koncepti të zhvillimit rural, pa një arsim profesional dhe pa një projekt për integrimin e krahut rural me tregun e punës. Janë pikërisht këto koncepte që Partia Socialiste i ka përshirë në programin e saj, pa diskutim program më serioz të hartuar ndonjëherë deri më sot nga ndonjë parti që i kërkon votën shqiptarëve”.