E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Prokuroria e bëri punën, ngjarja tek Onkologjiku të mos relativizohet

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje gjyqtarëve të mos lejojnë relativizimin e ngjarjes tek Onkologjiku. Duke folur në takimin me drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Rama tha se kjo ngjarje kriminale duhet  gjykuar pa u relativizuar dhe banalizuar, siç mund të ketë ndodhur me ngjarje të shëmtuara të ndodhura dhe më herët.

“Drejtësia e bëri dhe njëherë punën e vet. Dhe kjo është e mira e vetme e asaj të keqeje tronditëse, që doli në pah me atë shëmtinë e tmerrshme, gjë për të cilën i përgëzoj prokurorët”, tha Rama.

Rama u bëri thirrje gjykatësve të mos e hanë turpin me ryshfet si ka ndodhur më parë kur  kanë nxjerrë të lirë dhe vrasës që duhet të ishin brenda sot dhe gjithë ditën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›