E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Propozim i ri per paktin


Një propozim i ri për t'i dhënë udhë paktit me 10 pika që do të drejtojë Shqipërinë drejt integrimit europian, ky ka qene thelbi mbi të cilin është vendosur fjala e kreut të PS-së Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar.

"Ky propozim, - sic tha zoti Rama, - do te synoje te nxise procesin legjislativ per projektet qe kerkojne 3,5 e votave dhe rrjedhimisht sipas tij do te shkepuse cdo mundesi justifikimi nga ana e pales tjeter per paktin e propozuar nga selia roze".

"Për javën parlamentare që fillon dua t’i propozoj komisionit tonë të ligjeve, sipas pikës përkatëse të Paktit tonë me dhjetë pika, një hap të ri për nxitjen e procesit legjislativ lidhur me projektet Të dorëzojmë pa humbur asnjë minutë, në Kuvend, një axhendë të specifikuar pune për komisionin parlamentar të ligjeve me një rend çështjesh e afatesh, ashtu siç e kemi propozuar në parim, por këtë herë në detaj

Edi Rama
Kryetar i Partise Socialiste që kërkojnë 3/5 e votave. Të dorëzojmë pa humbur asnjë minutë, në Kuvend, një axhendë të specifikuar pune për komisionin parlamentar të ligjeve me një rend çështjesh e afatesh, ashtu siç e kemi propozuar në parim, por këtë herë në detaj. Për të mos i lënë më as edhe një mundësi palës tjetër që t’i ikë përgjegjësive të veta, për këtë aspekt të rëndësishëm të procesit të integrimit dhe t’i bishtnojë Paktit që ne kemi ofruar “Për Shqipërinë si gjithë Europa” dhe jo për një pazar me ta", tha Rama.

Duke u ndalur edhe tek prezantimi dhe diskutimi i programit te ri te PS, zoti Rama tha se ai duhet te behet pjese e te gjithe shqipetareve, duke u kthyer sipas tij ne nje simbol bashkimi te madh ku duhet te perfshihen edhe te larguarit per arsye te ndryshme nga kjo force politike.

"Programi ynë i ri duhet të bëhet pronë e sa më shumë shqiptarëve, duke i bërë ata pjesëmarrës në diskutimin për të dhe duke marrë prej tyre çdo vërejtje, sugjerim, ide, që përkon me vizionin e socializmit tonë europian", tha Rama.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Berisha: Taksat nuk do të rriten
Për rreth një muaj, deri nga mesi i dhjetorit, kur të miratohet në parlament, kryefjala e demokratëve do të jetë projektbuxhetit i vitit 2012. Topi: Regjistrimi, proces normal 
Presidenti i Republikës Bamir Topi, përkundër qëndrimit të Aleancës Kuq e Zi, si frymëzues i të cilës Topi është përfolur politikisht, apo edhe organizatave të minoritetit grek, që kanë refuzuar censusin, i pyetur për këtë proces dhe kontestimet që bëhen në jug, kreu i shtetit deklaroi se regjistrimi i popullsisë dhe elementëve të tjerë, është një proces i natyrshem. Sequi: Axhenda dixhitale, me rëndësi për KE-në
Ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi deklaroi se axhenda dixhitale është me rëndësi për Komisionin Evropian.
AK: Partitë politike t’i lenë qokat
Aleanca Kuq e Zi duke uruar mbarë besimtarët myslimanë  për festën e Kurban Bajramit, i bëri thirrje partive politike në vend që të heqin dorë nga kryerja e qokave sipërfaqësore politike në ditën e festave fetare. Blushi: PS u kthye në rrugën e duhur
Deputeti socialist Ben Blushi e ka komentuar me nota pozitive kongresin e PS, i cili sipas tij ka treguar se partia më e madhe e opozitës ka filluar të mendojë si duhet.

Lajmet kryesore

Topi: Regjistrimi, proces normal 
"Dialogu, element i rëndësishëm demokracie"
Mbrojtja nga taksa e sheshtë
Greqi, politikanët pakt historik për vendin
Berisha: Taksat nuk do të rriten

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›