E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miss Bota kuroren e fiton bukuroshja nga Venezuela

Ivian Sarkos nga Venezuela mori kurorën e Miss Bota 2011. 21 vjeçarja, u shpall fituese e garës vjetore të bukurisë të mbajtur në Londër.
Fituesja e çmimit të dytë ishte Gvendolin Ruajs nga Filipinet, ndëra në vendin e tretë u radhit Amanda Perez nga Puerto Riko.

3 vajzat u zgjodhën midis 7 finalisteve të mbrëmjes që ishin Venezuela, Ishujt Filipine, Porto Riko, Korea e jugut, Afrika e Jugut, Skocia dhe Anglia.

Fituesja e Miss Botës vjen nga një familje me 12 fëmijë. Sarcos tashmë do të kalojë një vit duke u marrë me projekte bamirësie rreth botës.
Sipas organizatorëve, ky konkurs bukurie është ndjekur nga rreth 1 miliard teleshikues në të gjithë botën dhe edicioni i ardhshëm do të zhvillohet në Kinë. Përfaqësuesja e Shqipërisë në këtë konkurs ishte 18-vjeçarja Isi Topçiu.

Më shumë se 120 vajza të reja nga mbarë bota morrën pjesë në “konkursin e bukurisë” në Londër.

Organizatorët thanë se gara, e cila këtë vit shënoi përvjetorin e saj të 60-të, u transmetua drejt për drejt në televizionet e 150 shteteve, ndërsa u përcoll nga një miliardë shikues.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›