Rama Pse duhen editoralet

EDI RAMAKryetari i partise socialiste Edi Rama u pergjigjet gjithe kritikeve te tij per menyren e te berit opozite editoriale permes nje shkrimi ne faqen e tij ne internet. Rama e konsideron te habitshme shprehjen nuk rrezohet Saliu me editorale duke shpjeguar se ky lloj komunikimi i drejtperdrejte me njerezit nuk ka si qellim ne vetvete rrezimin e Berishes. Lideri opozitar i cili nuk mungon ne percjelljen e mesazheve ne bllokun personal pothuaj per cdo fundjave qe nga muaji gusht kur shpalli kursin e tij te ri thote se kjo rruge ka qene e detyruar edhe per shkak te keqperdorimit politik te disa mediave. Editorialet e mia skane asnje arsye me shume se sa komunikimin e drejteperdrejte per ceshtje qe i gjykoj te rendesishme te komunikoj me njerezit ne kushtet kur perndryshe komunikimi eshte tejet i kushtezuar e i cunguar nga pasqyra mediatike. Zoti Rama shpjegon ne shkrimin e radhes se nuk ka asnje zbehje te betejes politike per shkurtimin e jetes se qeverise Berisha por fton qytetaret te debatojne mbi idete e tij. Editorialet nuk zevendesojne asgje tjeter ne punen time jane thjesht ne vendin e tyre dhe synojne vetem kaq Nje komunikim me te shtjelluar se sa clejojne rruget e tjera me njerezit e interesuar per pikepamjet e mia. Editorialet e kreut te PS jane komentuar jo pak here edhe nga kundershtari politik. Zoti Berisha megjithese duket nje lexues i vemendshem i shkrimeve politike te Rames publikisht nuk ia ka vleresuar asnjehere aftesine publicistike.