E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, 32 të plagosur nga aksioni i KFOR-it

Gjatë aksionit për heqjen e barrikadave

Gjatë aksionit të sotëm të KFOR-it dhe EULEX-it në veri të Kosovës or heqjen e barrikadave janë plagosur 25 qytetarë serbë dhe tetë ushtarë të KFOR-it ja. Zyra për Informim e KFOR-it thotë se një ushtar është lënduar nga gazi lotsjellës, kurse një tjetër nga tymi i madh, ndërsa gjashtë të tjerë nga mjetet për shuarjen e zjarrit. Ata janë konfrontuar me serbët lokalë, të cilët nuk u janë bindur urdhrit të KFOR-it për tu larguar nga barrikadat.

*   *     *

Forcat e KFOR-it filluan sot në orët e para të mëngjesit heqjen e barrikadave në drejtim të pikës kufitare Bërnjak. Sipas mediave kosovare aksioni i KFOR-it po mbështetet nga helikopterë ushtarak të cilët po vëzhgojnë situatën nga ajri, ndërkohë që është larguar barrikada afët Zupçit dhe në Jagnenicë.

Mediat theksojnë se ushtarët e KFOR-it larguan kamionët e vendosur në rrugë nga ana e ekstremistëve serbë. Ndërkohë që në Zupç janë tubuar rreth 100 serbë kundër aksionit të KFOR- it, por deri në këto momente mediat raportojnë se nuk ka konflikte.

Sipas mediave KFOR-i i ka bërë apel serbëve të tubuar të shpërndahen dhe mos të qëndrojnë në rrugë për të penguar aksionin, në të kundërtën ka paralajmëruar se do të ndërhyjë me forcë.

Ndërkohë më herët presidenti serb, Boris Tadiç i kërkoi KFOR-it dhe EULEX-it përmbajtje në veprimet e tyre. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje përfaqësuesve të serbëve lokalë të marrin vendime, siç ka thënë ai në interes të qytetarëve dhe jo për interesa të liderëve të tyre partiakë në përfitim për zgjedhjet në Serbi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›