Rama: Qendrat shëndetësore në Bathore dhe Paskuqan, aparatura dhe kushte bashkohore për 26 mijë banorë

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Dy qendra shëndetësore të rilindura në Bathore dhe Paskuqan, janë gati për të ofruar shërbime shëndetësore për rreth 26 mijë banorë të kësaj zone, me kushte dhe aparatura bashkëkohore.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të qendrave shëndetësore të riparuara.
“Riparimi i qendrave shëndetësore është pjesë e programit për rehabilitimin e 400 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, nga të cilat 60 vetëm në vitin 2023-2024”, tha ai.
/a.f/