E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Qeveria e humbibetejen kunder krimit

Te tjera rreth shkrimit VIDEO Prifti Topi dhe Rama pergjohen Permes nje editoriali te publikuar ne faqen e tij personale kreu i PS Edi Rama eshte shprehur se qeveria e ka humbur betejen e saj kunder krimit i cili ka mbytur te gjithe vendin. Sipas Rames shifrat per kriminalitetin jane te frikshme dhe tendenca e tyre eshte ne ngjitje. Rama permend edhe ngjarjet e 21 janarit duke theksuar se qeveria sot eshte bere pa ekzagjerim konkurrente e krimit.

EDITORIALI I RAMES
Shtuar me shume se dyfish shifra e kriminalitetit vjetor ne vetem tre vjet. Nga 94 vrasje para tre vjetesh 137 te tilla tre vjet me vone. Afro dyfish krimet kunder prones. Dyfish vjedhjet me dhune ne te njejtin hark kohor. Me shume se dyfish vjedhjet me arme. Nga 697 vjedhje banesash para tre vjetesh 979 tre vjet me pas. Rritje galopante edhe ne vjedhjet e kompanive private. Gati katerfish vjedhjet e quajtura te tjera. Prane dyfishimit armembajtjet pa leje. Pesefish shkeljet ne qarkullimin rrugor.

Kjo eshte trajektorja marramendese e krimit ne tre vjetet e fundit. Jane shifra te frikshme dhe edhe me e frikshme eshte tendenca ne ngjitje e tyre. Ngjitje e vazhdueshme qe perkon me renien e shtetit. Keto shifra jane nxjerre nga brenda Ministrise se Brendshme aty ku eshte gatuar edhe fshehja e turpshme e tyre. Por renien e shtetit e tregojne pa koment lajmet e perditshme qe deshmojne kthimin prepotent te krimit ne nje makth shoqeror e individual per qytetaret e Shqiperise.

Krimi po e mbyt Shqiperine.

Pas shifrave e lajmeve tronditese qendron nje shoqeri e kercenuar perdite ne sigurine e saj. Shteti e ka humbur betejen me krimin sepse pushteti e ka rrenuar moralisht e profesionalisht policine sic ka rregjuar edhe jeten shoqerore nen trysnine e papunesise e te degradimit te sherbimeve publike. Ne nje vend me 1 milione te papune ku Policia e Shtetit trajtohet si zyre per te punesuar sherbetoret e partive te qeverise kusherinjte apo miqte krahinore dhe ende me keq njerezit me precedente penale per fushata elektorale ska se si krimi te mos e fundose shtetin nen peshen e vet.

Ministria e Brendshme rendi edhe dje te mbrohet duke u hedhur ne sulm menjehere pas tryezes sone te programit te ri mbi rendin e sigurine publike dhe pas shifrave te mesiperme te publikuara prej nesh. I falenderoj publikisht ata qe nga brenda strukturave te asaj ministrie kerkuan ndihmen tone per ti nxjerre ne drite ato shifrat te fshehura dhe vene alarmin. Kemi te dokumentuar po ashtu edhe metoden e manipulimit te Ministrise se Brendshme me shifrat e rreme qe ka perdorur per te genjyer publikun ne kuadrin e propagandes se pergjithshme qeveritare. Nje tjeter shembull ky i te vertetes se hidhur se qeveria shqiptare eshte kthyer ne nje ndermarrje propagandistike manipulimesh qe ka humbur plotesisht kuptimin si qeveri e Republikes se Shqiperise. Nje tjeter shembull kuptimplote i faktit se qeveria shqiptare eshte shnderuar ne nje trupe qe me shume ngjan e interesuar per ti shpetuar te vertetes dhe ligjit se sa per te dhene shembullin e duhur te sjelljes sociale e per te imponuar rendin ligjor ne Shqiperi. Nje tjeter shembull dritherues per te kuptuar se kjo qeveri nuk ndalet ne kriminalizimin shumeplanesh te procesit qeverises.

Sjellja antisociale eshte ushqimi baze i kriminalitetit dhe zbutja e kesaj sjelljeje te gjitheperhapur ne shoqerine tone eshte nje mision shume i gjere social qe qeveria e vendit duhet ta ndaje me prinderit me familjet me mesuesit e pedagoget me komunitetet e me median me publikun ne teresi. Eshte nje mision qe ze fill nga vete sjellja e qeverise ndaj vendit publikut fakteve. Por fatkeqesisht qeveria jone nuk e lufton por e motivon sjelljen antisociale ne Shqiperi me shembullin e saj te mjere dhe mjerues per shoqerine. Sot qeveria e ka pranuar epersine e krizes ekonomike sepse masat e saj nuk e zbusin po e thellojne krizen. Te cilen kryeministri mundohet vetem ta fshehe duke fshehur te verteten manipuluar shifrat genjyer papushim publikun. Qeveria ka pranuar po njesoj edhe epersine e krimit dhe madje eshte bere burim inkurajimi per krimin me sjelljen e vet te padenje publike dhe me vendimmarrjen e vet te erret me retoriken e shifrave te genjeshterta dhe me sulmet barbare ndaj prokurorise me bashkepunimin e hapur me kriminelet ne fushata elektorale dhe me gradimin e pinjolleve te krimit ne poste drejtuese te policise.

Qeveria sot eshte bere pa ekzagjerim konkurente e krimit ne goditjet haptaz kriminale te Kushtetutes e ligjit. Permes plumbave te nxjerre nga pushket e saj per te vrare protestues opozitare permes pengimit te dhunshem te hetimeve me fshirje gjurmesh e kercenime publike ndaj Prokurores se Pergjithshme permes vjedhjeve te hatashme me ze e me figure dhe permes korruptimit spektakolar te proceseve gjyqesore ku eshte gjendur ne banken e te akuzuarit nga prokuroria qeveria ka zgjedhur metoden e krimit ne raport me ligjin me drejtesine me njerezit e zakonshem. Sjellja e saj antiligj dhe antishtet e ben natyrshem krimin me te guximshem e me te sukssesshem ne aksionin e tij barbar dhe ne dyert e drejtesise po ashtu. Kriminelet dhe bandat kriminale e kane rritur forcen goditese te tyre sepse veprojne ne nje terren ku muret mbrojtese te ligjit e te shtetit jane demtuar rende nga braktisja e detyrimeve kushtetuese e ligjore prej qeverise. Nga forca e shembullit te saj zvetenues per moralin shoqeror e per autoritetin e shtetit. Nga termetet e renda qe vete qeverisja ka shkaktuar ne themelet e tyre me vrasjet shperthimet grabitjet plaget e pangushellueshme ne familjet e njerezve te zakonshem qe per shkak te qeverise kane humbur te aferm kane humbur prona kane humbur biznesin punen sigurine. Ndersa policia e ka ulur forcen goditese te saj sepse eshte e tradhetuar dhe e braktisur nen drejtimin e atyre qe duhen te ishin para drejtesise e jo te kishin nen urdhera policine.

Ne reagimin e vet patetik Ministria e Brendshme fliste per suksese imagjinare e per mosmirenjohje nga ana e opozites ndaj policise. Nje reagim absurd dobesi e dukshme e arrogances se nje pushteti qe ka humbur cdo arsye e qellim tjeter vec te ndenjurit aty ku eshte per te bere punet e veta krejt pa lidhje me punet e Shqiperise. Por edhe me keq se kaq ishte ne ate reagim idiotik krahasimi talles me Bashkimin Europian ku sipas Ministrise se Brendshme qenkemi ne pararoje edhe ne punet e rendit. As me shume e as me pak po mbi mesataren e BE-se Tamam ashtu si me ekonomine pakashume ku jemi te dytet pas Gjermanise sic thote kryeministri dhe njekohesisht pergjegjesi i madh per tere kete propagande turperuese per Shqiperine per politiken per cdo njeri te logjikshem ne kete vend. Kjo qeveri do te vazhdoje rrugen pa kthim te falimentimit te shtetit e te shpartallimit te moralit publik e politik permes fjaleve e veprave te saj te uleta. Derisa ne zgjedhjet e ardhshme te marre ndeshkimin e shumemerituar e tu hiqet sysh shqiptareve dhe partnereve nderkombetare. Per tia lene vendin opozites se sotme duke i hapur rruge realizimit te programit tone per nje Rilindje Shqiptare.

Sot krimi e ka fituar luften me shtetin. Neser permes qeverise sone te re dhe programit tone te qarte kunder krimit e shkaqeve te krimit shteti do ta fitoje luften me krimin. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›