E Shtunë, 31 Tetor 2026

Themelohet keshilli i AK per qarkun Tirane.

Ne prani te 1500 delegateve te Aleances Kuq e Zi banore te gjitha njesive te qeverisjes vendore te Tiranes eshte themeluar Keshilli i AK per qarkun e Tiranes. Intelektuale historiane diplomate juriste ekonomiste zgjodhen keshillin nismetare per degen e Tiranes Kuq e Zi. Kjo hap tiparin e maratones te krijimit te degeve te AK ne cdo qytet deri ne realizimin e Kuvendit Mbarekombetare i cili do te mbahet ne muajin Maj te ketij viti. Ne pranine te 1500 mbeshtetesve te Aleances Kuq e Zi dega Tirane lideri i Aleances Kuq e Zi premtoi se deri ne muajin Maj ne Kuvendin Mbarekombetare Tirana do te regjistroje 100 mije aktiviste te cilet do te jene pjese e nismes 1 milione kuqezi ne te gjithe trevat shqiptare.

Kreshnik Spahiu deklaroi se Aleanca Kuq e Zi do ti jape fund urrejtjes politike ne vend nen premtimin e realizimit te nje kompromisi historik i cili do te jete celesi i stabilitetit dhe paqes ne rajon. Kreshnik Spahiu deklaroi se pas muajit Maj Aleanca Kuq e Zi do te shihet si alternative e vetme nga qytetaret shqiptare per te drejtuar vendin. Aleanca Kuq e Zi ka prioritet per ti dhene shqiptareve nje Tirane metropol si hapesira e mendimin intelektual dhe trurit te njerezve te shkolluar dhe per kete arsye rreth AK po mblidhen vlerat ne Tiranen e metropolit te intelektualeve te kercenuar dhe shantazhuar.
Aleanca Kuq e Zi ka per detyre te vrase friken ne nje qytet ku sulltanet e politikes pergjojne dhe survejojne kedo per te mbajtur per dekada te tera monopolin e politikes u shpreh Kreshnik Spahiu perpara salles se mbushur me mbeshtetesit e AK. Largimi i sulltaneve te politikes te majte dhe te djathte do ti sjellin shqiptareve gjakun e ri ne politike ndash tha Spahiu.

Nder te tjera Kreshnik Spahiu reagoi ndaj akuzave te Kryetares se Parlamentit Jozefina Topalli e cila e konsideroi Aleancen Kuq e Zi nje kercenim per vendin. Disa e quajne Nexhmija e fundit por ajo nuk e meriton kete kompliment pasi Nexhmija dilte njehere ne 5 muaj ne ekranin e TVSH ndersa ajo ka hipotekuar TVSH i cili mbahet me taksat e shqiptareve duke kercenuar dhe shantazhuar publikun e gjere tha Spahiu.
Per Aleancen Kuq e Zi Tirana nuk ka njohur as ne luften e dyte boterore kete nivel te larte kriminaliteti dhe vrasjesh publike qe behen rrugeve te ketij qytetit. Per keto arsye duhet te punojme nen nje strategji per te pergatitur nje alternative te re per Tiranen Tirana Kuq e Zi dhe gjithe Shqiperine e cila ka tre armiq krimin e organizuar korrupsionin dhe pastrimin e parave.

Aleanca Kuq e Zi premton se duke nisur nga aktiviteti i radhes ajo do te jete ne cdo qytet te Shqiperise duke organizuar takime me aktivistet mbeshtetesit dhe keto qe kerkon dhe deshiron te behet pjese e saj me qellimin e vetem per nje te ardhme me prosperitet per Shqiperine dhe Shqiptaret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›