Rama Qeveria izoloi Vloren ne do ta zhvillojme

Kryetari i opozitës Edi Rama, gjatë një ceremonie organizuar në Vlorë
nga pushteti lokal me rastin e hapjes së sezonit turistik, akuzoi
Kryeministrin Sali Berisha se e ka lënë të izoluar këtë qytet.
"Berisha ka bërë çmos për të penguar Vlorën të bëjë përpara. Ka penguar projektet e Bashkisë, ka bërë çmos që Vlora të mbetet e izoluar. Ne do ta heqim izolimin nga Vlora. Ne kemi qëllimin ndërtimin e infrastrukturës me qëllim bashkimin e këtij qyteti me të gjithë qytetet e Shqipërisë. Ne do të bëjmë me urgjencë një plan urbanistik për Vlorën, do të rindërtojmë Sheshin e Pavarësisë dhe do të realizojmë një sërë projektesh", premtoi kreu i PS-së. Zgjedhjet 2013Berisha: Rama bllokoi marrjen e statusitTopi: Do të votohemi masivishtSvenson: Zgjedhjet, rruga për në BE I pari në listën e kandidatëve të PS-së për qytetin e Vlorës, Rama shfrytëzoi këtë ceremoni për të bërë një sërë premtimesh për qytetin bregdetar me qëllim përmirësimin e jetës së banorëve në këtë zonë, por edhe shndërrimin e këtij qyteti në portën e Shqipërisë me vendet e Mesdheut. "Ne do t'i japim fund ndërtimeve pa leje në Vlorë dhe në të gjithë bregdetin. Do t'i japim fund abuzimeve skandaloze me pronën publike dhe në pronën private në të gjithë vijën bregdetare për të mos lejuar shkatërrimin nga dora e njeriut të këtyre dhuratave që na ka bërë Zoti dhe natyra", tha Rama.