Rama Qeveria po e le vendin te mbytur ne borxhe

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama akuzoi Qeverinë se po e le
vendin të mbytur në borxhe dhe se familjet shqiptare janë sot më të
varfra për shkak të politikave të gabuara dhe rritjes në nivele
alarmante të borxhit.
Duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor socialist, Rama theksoi se projektbuxheti i vitit 2013 i hartuar nga Qeveria tregon se Rilindja Shqiptare është një domosdoshmëri ashtu siç është e domosdoshme një politikë e re taksimi.
"Buxheti i 2013-s është në fakt treguesi më i qartë që pse viti 2013 do të jetë viti i ndryshimit”, tha Rama.
Më herët gjatë kësaj mbledhje, Artan Lame solli disa fakte, që sipas PS tregojnë se Qeveria dështoi me festimet e 100-vjetorit. Lame tha se Qeveria bëri gjithçka ishte e mundur që shqiptarët ta përjetonin të përçarë këtë festë, gjë të cilën në fakt nuk e arriti.
Lame ka analizuar me detaje atë që e ka cilësuar shkelje të protokollit, nga padija, ose injoranca, apo edhe shkelja e qëllimtë, e deri te ato të cilat i cilësoi si “marrëzi monumentale”.
Lame i është referuar deformimit të simbolit kombëtar, flamurit, kaosit në organizmin e pritjes së përfaqësuesve të huaj dhe veçanërisht shkeljes së protokollit nga ana e Presidentit të Republikës, i cili në pritjen e mbajtur me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë ia la fjalën e hapjes një të huaji që nuk ka lidhje me gjithë shqiptarët por vetëm me PD.