E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperndarja e pasaportave OeSD pezullon kontraten

Kompania austriake OeSD e ka pezulluar kontratën me Qeverinë e Kosovës për prodhimin dhe shpërndarjen e pasaportave biometrike për Kosovën njoftojne mediat austriake.

Gazeta “Der Standard” shkruan se për shkak të vonesave të pagesave nga ana e Republikës së Kosovës për kontratën për shpërndarjen e pasaportave, OeSD është detyruar që të pezulloje për momentin shërbimet që parashikohen ne këtë kontratë.

Rrjedhimisht, të ardhurat prej 700.000 euro për vitin fiskal 2012/2013 nuk do të mund të realizohen” citohet njoftimi i  kompanise. Per shkak te skandalit te pasaportave  eshte arrestuar ne Prishtine shtetasja gjermane Natali Velija, e cila dyshohet se ka përvetësuar 1.4 milionë euro nga kjo kontratë, duke mos i transferuar tek kompania meme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›