E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Qeveria presion mbi institucionet

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë takimit me banorë të njësisë numër 5 në Tiranë, në kuadër të fushatës zgjedhore deklaroi se maxhoranca po bën një fushatë të gënjeshtërt.

Sipas Ramës qeveria po bën presion mbi cdo institucion përfshirë edhe Gardën e Republikës.

"Qytetarët janë të vetëdijshëm se po bëhet presion. Ata duhet t'i përgjigjen me votë më 8 maj, kërcenimeve për të deformuar vullnetin e tyre", tha Rama.

Sipas tij, shqiptarët e dijnë mirë se cfarë fshihet pas buzëqeshjes dhe premtimeve të rreme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›