Will e Kate arrestohen 6 anarkiste

Gjashtë anarkistë janë arrestuar nga Scotland Yard pasi konsiderohen një rrezik për sigurinë e martesës mbretërore në program të premten në Londër.
Të gjashtë ata ishin evidentuar edhe në incidentet që shpërthyen ditën e protestës kundër shkurtimeve të organizuar nga sindikatat.
Agjentët i kanë arrestuar sepse dyshonin se grupi po planifikonte veprime anarkike.
Gjykatësi u ka ndaluar të gjashtëve hyrjen në Londër për dasmën e Will e Kate.