E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Qeveria të shprehet zyrtarisht për paktin

Partia Socialiste i ka kërkuar sot qeverisë të shpreh qëndrimin e saj zyrtar në lidhje me paktin prej 10 pikash të propozuar nga opozita.

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit, kryetari i PS-së Edi Rama theksoi se edhe pse opozita ka shtrirë dorën për të shmangur një tjetër shuplakë të Europës për Shqipërinë, qeveria ende nuk ka dhënë një përgjigje për paktin.
 

“Sidoqoftë ne këmbëngulim që të kemi publikisht një qëndrim zyrtar të qeverisë. Qeveria duhet të shprehë nëse e do apo jo paktin e opozitës. Do apo s`do kjo shumicë parlamentare për të rimëkëmbur shtetin duke garantuar një proces politik europian. Të na thonë qartë që çfarë duan të rishohin në këtë pakt. Të na thonë nëse duan të shtojmë diçka në këtë pakt” ka theksuar Rama.

Ai gjithashtu ka përsëritur  ftesën drejtuar kryeministrit, Sali Berisha për debat publik, sy më sy përpara gjithë shqiptarëve.

“Ia kërkoj sot Saliut të vijë në një debat para shqiptarëve, qytetarët meritojnë të dinë si do dalin nga ky udhëkryq ku as Evropa nuk ka nxjerr dot, as shqiptarët nuk duan të rrinë. E ftoj në debat për atë cfarë kemi për t’i thënë njeri tjetrit sy më sy. Debat të hapur se cfarë synojmë ne opozita pikë për pikë me këtë ofertë me një pakt për Shqipërinë si gjithë Europa dhe si mund ta bëjë Saliu, Shqipërinë si Europa pa këtë pakt me opozitën, nëse nuk e pranon”- theksoi Rama.

Sipas tij, nëse Berisha ka kundërofertë është i ftuar ta paraqesë dhe opozita do ta shohë me shumë vëmendje dhe do angazhohet ta vërë në jetë nëse i adreson më mirë se ata.

Gjithashtu kreu i opozitës ka theksuar se opozita është në pritje të një propozimi të qartë për vazhdimin e reformave zgjedhore

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›